Deputetja e PD reagon ashpër ndaj Gjiknurit: Turp! Në Elbasan festohet 110 vjet pavarësi, me flamur lejla

Deputetja e PD reagon ashpër ndaj Gjiknurit: Turp! Në Elbasan festohet 110 vjet pavarësi, me flamur lejla

Damian Gjiknuri

Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar ashpër për festën e mbajtur në Elbasan, ku u hap sipari i festimeve të 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Açka u shpreh se ishte turp që u festua me flamur lejla. Për këtë i referohet flamuri që kishte para Gjiknuri teksa mbante fjalën e tij.

“Çfarë Elbasani sot nuk pa, festohet 110 vjet pavarësi, me flamur lejla. Turp! Se ç’lidhje ka ky me Elbasanin ky folës, veç vjedhjes së votave më 25 prill 2021 dhe vjedhjes që po përgatitet më 14 maj 2023, veç ky e di”, shkroi Açka.

25 nëntori, hapi siparin e festimeve të 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, me ngritjen e flamurit në Elbasan. Bashkia e Elbasanit organizoi disa aktivitete me këtë rast, mes tyre edhe ngritjen e simbolike flamurit në qendër të qytetit. I pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, Kryebashkiaku Gledian Llatja, deputetë, përfaqësues vendor dhe përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

Gjiknuri theksoi se falë veprës së atyre patriotëve, Shqipëria arriti që të jetë shtet i pavarur. Numri dy i socialistëve u shpreh se Shqipëria është shumë më e sigurtë nga çfarë ka qenë, dhe një vend që sheh drejt BE-së.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 29/11/2022 23:40

    Po kreu i PD te elbasanit thote se ne Elbasan nuk u festua fare 28 nentori Ke te besojme????? https://shqiptarja.com/lajm/kreu-i-pd-ne-elbasan-akuzon-kryebashkiakun-dhe-deputetet-socialiste-asnje-ceremoni-zyrtare-per-28-nentorin-e-kane-kompleks-nga-regjimi-totalitar

    Përgjigju
  • Iris: 27/11/2022 03:38

    Znj.Acka ka te drejte.Nese donin te kishin dhe nje simbol partie prezent,nuk duhet t'a kishin miksuar me flamurin kombetar,megjithese kjo eshte nje dite vetem per flamurin kombetar si simbol i kombit e unitetit te tij.S.d.q.nuk eshte rast i izoluar,ne U.S,ata qe perkrahin kauzen e /Blue lifes matter/ne perkrahje te policise,flamurit kombetar ja kane ndryshuar ngjyrat,nga klasikja blu,e kuqe,e bardhe,perdorin blu,i zi,i bardhe,ose blu,i zi,gri.Asnje nuk kam pare te ankohet,apo t'a ndaloje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne

Këngëtarja e njohur shqiptare kërkon armatosjen e vajzave: Të mbrohemi, askush s'do t'ia dijë për ne