Është në pritje të ëmbël, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti pozitiv me COVID-19

Është në pritje të ëmbël, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti pozitiv me COVID-19

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti

TIRANË- Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti është infektuar me COVID-19.

Lajmi konfirmohet nga burime për Report TV.

Mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe bashkëshorti i saj. Kujtojmë që deputetja është shtatzënë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti shkruan se ajo ka rezultuar pozitive ditën e hënë. Ndërsa tani ajo thotë se nuk ka simptoma të rënda dhe se gjendet në gjendje të mirë shëndetësore.

"Të dashur miq, ditën e hënë në darkë pas simptomave të para iu drejtova institucioneve mjekësore për tu testuar dhe rezultova pozitive. Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë .

Falenderoj stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte dhe standartet e larta të vendosura pavarësisht sakrificave dhe orareve të tekzgjatura.

Të jemi të kujdesshëm dhe të zbatojmë rregullat si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larjen e duarve.

Ju uroj të gjithëve shëndet. Së shpejti sërish bashkë !" - shkruan ajo.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ajo: 23/10/2020 20:50

    Te shkuara dhe e kalofte lehte. Njeri mbi te gjitha.

    Përgjigju
  • Alfons: 23/10/2020 20:30

    Nuk ju ndane taksiratet kesaj,qe kur eshte bashkuat me partine per te vjedhur,duhet te japi doreheqjen nga partia te shpetoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit