Senida Mesi në 'Pa Protokoll': Mazhoranca e hapur për ndryshimin e sistemit! Meta tejkaloi komptencat

TIRANË- Deputetja socialiste Senida Mesi tha në studion e emisionit 'Pa Protokoll' nga Anduela Ndreu, se lidhur me Reformën Zgjedhore tashmë prioritet është përmbushja e rekomandimeve të BE.   Ajo tha se mazhoranca do të ngulmojë tek dakordësia dhe gjithëpërfshirja gjë e cila, sipas saj do të krijojë mundësinë për rishikimin e sistemit.

Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, ajo solli edhe njëherë në vëmendje propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama pas rastit të Valdrin Pjetrit, se kush gënjen duhet të shkojë pas hekurave.

Mesi, u shpreh se raporti i publikuar nga Komisioni i Venecias thotë qartë se presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat. Mesi tha se verdikti final do të jepet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Reforma zgjedhore/ Deputetja socialiste: Prioritet kushtet e OSBE-së! Nëse do ketë dakordësi për ndryshimin e sistemit jemi të hapur

Deputetja socialiste Senida Mesi deklaroi se lidhur me Reformën Zgjedhore tashmë prioritet është përmbushja e rekomandimeve të BE. Ajo tha se mazhoranca do të ngulmojë tek dakordësia dhe gjithëpërfshirja gjë e cila, sipas saj do të krijojë mundësinë për rishikimin e sistemit.

Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, ajo solli edhe njëherë në vëmendje propozimin e kreut të qeverisë Edi Rama, se kush gënjen duhet të shkojë pas hekurave.

"Prioritet aktual i mazhorancës është përmbushja e rekomandimeve të OSBE, që në kuadër të gjthë procesit të ketë përmirësime të dukshme sipas rekomandimeve. Palët në këtë komision nuk janë dakordësuar për rishikimin e sistemit, por nëse do ketë dakordësi edhe ne jemi të hapur.

Partia nuk mund të mbajë përgjegjësinë për një individ. Duhet të fillojë nisma ligjore që për çdo individ që gënjen në formularin e dekriminalizimit duhet të shkojë në burg. Ne do ngulmojmë te konsesusi dhe gjithëpërfshirja. KQZ me dekretin e presidentit duhet të ketë një datë për zgjedhje të  pjesshme në Shkodër", u shpreh Senida Mesi.

Ora 22:25
Deputetja socialiste në 'Pa Protokoll': Venecia e tha qartë 'Meta tejkaloi kompetencat', verdiktin për shkarkimin e jep Kuvendi

Deputetja Socialiste Senida Mesi tha në studion e emisionit 'Pa Protokoll' nga Anduela Ndreu, u shpreh se raporti i publikuar nga Komisioni i Venecias thotë qartë se presidenti Ilir Meta ka tejkaluar kompetencat. Mesi tha se verdikti final do të jepet nga Kuvendi i Shqipërisë.

"Komisioni i Venecias thotë qartë se Presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese. Komisioni ka përcaktuar tejkalim të kompetencave. Kanë përcaktuar se vendimin për zhdekretimin është tërësishta jashtë kompetencave.

Verdikti final do jetë nga ana e Kuvendit për të pritur më pas ngritjen e Kushtetueses nëse vendimi i Kuvendit i përmbahet apo jo kushtetutës", u shpreh Senida Mesi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zagari: 12/10/2019 04:33

    Hiqeni zagarin se ai ishte dhe tersi i kombetares.Le te bej tifo per Selltikun.

    Përgjigju
  • beni: 11/10/2019 22:26

    po ik mi ku merr vesh nga kompetencat ti. ik nga shkodra e gjej ndonje drejtor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)