Një derbi me shumë enigma do të jetë ky i sotmi në Seria A mes Interit dhe Milanit, që do të luhet në orën 18:00 në San Siro. Zikaltërit e Conte-s që kanë shumë mungesa kryesisht për shkak të koronavirusit do të kenë përballë ‘djallin’ që nuk fiton prej 8 ndeshjesh kundra tyre, por që në 9 sfidat e fundit në Seria A ka marrë 8 trepikësha.
Lajmi i mirë është se Milan do të kenë në fushë Ibrahimovic, që pas 10 ditësh fitoi betejën me COVID dhe prej një jave stërvitet me skuadrën. Ndërkohë te Interi pavarësisht se sot Bastoni rezultoi negative do të mungojë në derbin e Madoninës. Sakaq të prekur vijojnë të jenë Skriniar, Nainggolan, Gagliardini, Radu dhe Ashley Young. Si të mos mjaftonin këto mungesa për shkak dëmtimi Conte s’do të ketë në dispozicion as Sanchez, ndërsa Sensi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq me Lazio-n.
Në prag të sfidës Conte ka deklaruar se ‘çdo ndeshje vlen tre pikë, por derbi ka vështirësi më të mëdha, sepse përballemi me një ekip të fortë. Ne duam të bëjmë më të mirën për të vazhduar rrugën që kemi nisur’.
Ndërkohë trajneri i Milanit Stefano Pioli, që një mungesë të rëndësishme do të ketë Ante Rebic, është shprehur se ‘Milan vjen në këtë derbi si skuadër e rritur. Ndihemi gati për këtë provim që është ndaj një ekipi si Interi i cili është ndërtuar për të fituar në Itali dhe Europë.’
Fatkeqësisht këtë derbi në stadium do ta ndjekin vetëm 1 mijë veta në stadium, por të gjithë ekranet e botës do të jenë drejtuar nga San Siro.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85.7%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 621
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Titulli i 20-të, tifozët e Interit 'djegin' Duomon! Festë e madhe në Milano dhe qytete të tjera
23 Prill, 09:16
-
Zyrtare/ Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi
22 Prill, 22:35
-
Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin 'Apianon'
22 Prill, 12:37
-
Derbi i Madoninës vendos titullin në Serie A, Pioli: Tifozët le të më kritikojnë! Inzaghi: Dominuam sezonin
21 Prill, 17:31
-
Milani ndan rrugët me Piolin, tifozët votojnë për trajnerin e ri! Ish-rivali në stolin kuqezi
20 Prill, 11:02
-
Milan i dërrmuar nga eliminimi, tifozët i kërkojnë llogari futbollistëve! Ultimatum për derbin, trajneri Pioli i ikur
19 Prill, 10:18
-
Europa League/ Milani hija e vetes, Roma e mund 2-1 dhe e eliminon! Atalanta largon Liverpoolin, në gjysmëfinale dhe Leverkusen
18 Prill, 23:03
-
Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, de Rossi: Për Milanin jetë a vdekje! Atalanta-Liverpool, Kloop: Duam të shënojmë sa më shumë
18 Prill, 13:29
-
Europa League/ De Rossi i frikësohet Milanit: Për ta është mjeti i fundit
17 Prill, 21:30
-
Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi
16 Prill, 21:10
-
GOLAT/ Ndicka rrëzohet në fushë, shtyhet Udinese - Roma! Inter lë festën e titullit për në derbi, ndalen Milani dhe Napoli
14 Prill, 22:51
-
Borxhi 250 milionë euro, arabët i 'trokasin' Interit në derë! Zhang po negocion shitjen e klubit
13 Prill, 10:24