Derbi me Milanin, Inzaghi zbulon kapitenin e ri të Interit: Skriniar nuk do e mbajë më shiritin
Simone Inzaghi dhe Skriniar
Inter dhe Milan luajnë nesër në 20:45 në derbin e qytetit, të vlefshme për javën e 21 në Serie A. Para ndeshjes për mediat foli edhe trajneri zikaltër, Simone Inzaghi. Numri një i pankinës së Inter tregoi respektin për kundërshtarët, teksa nuk harroi të kujtonte se Skriniar s'do mbajë më shiritin e kapitenit.
"Derbi është i veçantë. Milan nuk po kalon një moment të mirë, por ata janë kampionë të Italisë dhe në fazën e 1/16-tave në Ligën e Kampioneve. Ata kanë cilësi, unë i respektoj. Ne duhet të vendosim cilësinë në fushë, të jemi të vendosur e të vëmendshëm. Do të japim gjithçka në fushë. Derbit janë gjithmonë histori më vete, kampionët përballen me zhgënjime, por zgjidhja më e mirë është që t’i përballojmë me përqendrimin e duhur dhe të qëndrojmë të ekuilibruar", tha fillimisht trajneri.
Shiritin e kapitenit nuk pritet ta mbajë Milan Skriniar, i cili do të luajë deri në fund të sezonit me skuadrën zikaltër, përpara se të kalojë te PSG si transferim i lirë në verë.
"Nuk e gjykoj vendimin e tij, merrem vetëm me njeriun dhe futbollistin. Ai është djalë i shkëlqyer, me shumë mundësi do të jetë pjesë e ndeshjes. Për atë që ka ndodhur, nuk do të jetë më kapiteni ynë. Kapiteni ynë është Handanoviç, pastaj me radhë Brozoviç dhe Lautaro", tha Inzaghi.
Para derbit, Inter me 40 pikë është në vendin e dytë, teksa Milan me 38 pikë në vendin e pestë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kualifikueset e Euro 2024, kush e fiton ndeshjen Poloni-Shqipëri?
-
Polonia
33.2%
-
Shqipëria
45.3%
-
Barazim
21.6%
Vota total: 232
Lajme të tjera
-
Luajti me klubet e mëdha të Europës, Bojan Krkic lë futbollin në moshën 32-vjeçare
23 Mars, 15:59
-
Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro
23 Mars, 11:55
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Milan - Napoli nën ethet e Champions League, shiten 14 mijë bileta për tre orë
21 Mars, 16:18
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua
20 Mars, 12:59
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
GOLAT/ Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano! Lazio mposht Romën në derbi, Napoli 'prek' trofeun në Serie A
19 Mars, 22:54
-
Derbi i Italisë/ Juventusi tregon forcën, 'Zonja' mposht Interin në Milano (VIDEO)
19 Mars, 22:49
-
VIDEO/ Pesë kartona të kuq, gol i anulluar dhe shumë tension! Lazio mund Romën në derbin e Serie A
19 Mars, 20:03
-
Lazio - Roma/ Kaos para derbit në kryeqytetin italian, përplasje mes tifozëve dhe policisë (VIDEO)
19 Mars, 17:21
-
VIDEO/ Napoli poker në kampionat, skuadra e Spallettit 'vret' Serie A
19 Mars, 17:09