Derbi Tirana-Partizani/ S'ka stadium plot, Daja: Kemi shumë mungesa, por do bëjmë kthesën

Të hënën në orën 19:45 në ‘Air Albania’ do të luhet derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon, Tirana-Partizani. Ndryshe nga ndeshja e kombëtares me Poloninë këtë herë nuk ka një leje për mbushjen e stadiumit në kapacitetin maksimal, por do jenë deri në 7 mijë tifoz. Një aspekt që padiskutim limiton bukurinë e derbit, që nga ana tjetër në letër është detyrë e Partizanit për t’u fituar. Të kuqtë në pesë javët e para të sezonit të ri ende nuk e kanë marrë fitoren e parë.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: Natyrisht nga ana psikologjike mund të jetë një pikë kthese nëse fitojmë. Ksuh ekip rikthehet te fitoret në derbi natyrisht ka një bonus psikologjik për vijimsinë goxha të madh.’

Për këtë ndeshje Partizani vuan një sërë mungesash, duke filluar nga Kaçe në mesfushë dhe deri te Cara e Lukas Kardozo në sulm.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: ‘Reparti ku kemi më shumë mungesa është sulmi, pasi përveç Kaçes të tjerët luajnë në këtë repart. Kjo nuk do të thotë asgjë gjithsesi sepse derbi është një ndeshje për t’u fituar dhe nuk ka vend për justifikime. E kemi shumë të qartë se çdo lojtar që luan nga fillimi apo ato që futen si zëvendësues në një ndeshje të tillë do japin maksimumin për ta çuar ekipin drejt fitores së parë që ne pretendojmë ta marrim në derbi.’

Zëvendëskapiteni Egzon Belica thotë se për Partizanin do ishte më shumë se tre pikë në rast fitoreje.

Egzon Belica, futbollist i Partizanit: ‘Një derbi i fituar ndikon shumë mirë tek ne psikologjikisht. Plus një derbi i fituar do I bënte mirë edhe ekipit, është mirë edhe për tifozët, por nga atjetër na jep vetëm tre pikë dhe do ta vlerësojmë aq sa çduhet.’

Tirana udhëheq Superligën pas 5 javësh me 11 pikë, 7 më shumë se Partizani që renditet i 8, por fistoria flet për skuadrën e kuqe. Në 161 ndeshje të zhvilluara në total mes dy skuadrave Partizani ka fituar 68, 51 janë mbyllur në barazim, ndërsa 42 janë fituar nga Tirana.

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë