Dërgoi mjekë gjatë pandemisë në Itali, Rama mori çmimin ‘Urdhri i Minervës”: Nder i madh! Modeli i humanizmit është dëshmuar shpesh drejt Shqipërisë

Kryeministrit Edi Rama iu akordua titulli “Urdhri i Minervës” nga Universiteti Gabriele d’Annunzio në Itali.

'Është një urdhër shumë i madh për mua…", tha Rama.

Ky çmim për kryeministrin Edi Rama vjen pas ndihmesës që Shqipëria dha për Italinë në periudhën e pandemisë, kur vendosi dërgimin e një ekipi prej 30 mjekësh e infermierësh.

“Ndrojtja më kaploi kur mu bë me dije se do të merrja këtë Urdhër akademik të Minervës, Mbretëresha e Mençurisë dhe Mbrojtësja e Dijes. Mençuria është një cilësi, që, siç e dini, jo gjithmonë karakterizon atë që merret me politikë, madje do të thosha ndodh e kundërta. Për të përdorur një eufemizëm këtu, pasi faktikisht nuk e karakterizon asnjëherë”, tha Rama.

Rama tha se ajo që Shqipëria ka bërë gjatë emergjencës së pandemisë ishte shumë pak krahasuar me atë çka i detyrohej shtetit italian.

"E bëmë për të treguar gjithashtu se egoizmi mes shteteve dhe pse merret i mirëqenë nuk është një domosdoshmëri, pasi Europa ndërtohet me fakte dhe jo me kompromise dhe formula abstrakte. Me fakte nënkuptoj gjeste altruizmi të përditshme.Shembulli i dhënë nga mjekët dhe infermierët shqiptarë nuk ishte një model mençurie i përllogaritur, sipas Minervës, por thjesht humanizmi. Si ai model humanizmi që Italia e ka dëshmuar kundrejt Shqipërisë, jo vetëm një herë, në momente të tjera të historisë së saj", tha Rama.

Nga Italia, kreu i qeverisë tha se Europa është sot e ndarë nga digat e luftës, nga konfliket e integrimit dhe nga krizat e institucioneve të saj. Ndërsa theksoi se botën duhet ta dominojë humanizmi. Titulli “Urdhri i Minervës” i është dhënë edhe disa prej personaliteteve më të njohura në nivel botëror.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Humanist: 02/03/2023 05:51

    …Shqiperia ka qene gjithmon humaniste: harruat qe ju shpetuam jeten edhe gjate l2b, nga nazistet.!

    Përgjigju
    • Zgalemi: 02/03/2023 08:08

      Jeni shume i sakte por harruat edhe disa detaje te tjera. Ne periudhen e shpalljes se pavaresise populli shqiptar mbajti me buke mbi 5000 turq per gati nje vit. 1943 kur italia fashiate kapitulloi i mbrojti ushtaret italiane. Po ashtu edhe nje pjese te ushtrise gjermane qe u larguan nga forcat naziste i strehuam por edhe ata bashkepunuan me ushtrine nacional clirimtare. Duke u kthyer tek Rama dua te them se beri nje show mediatik dhe elektoral. Italia ka bere 1000 here me shume per shqiperine por nuk eshte pare ndonje minister apo kryeminster te beje show ne televizion. Keshtu qe ky Rama ta hap barkun kur ben keto lloj spektaklesh. Kujtohuni pak edhe me ata fmijet qe u moren nga Kampi Al-Hole ne Siri. E beri Gledis Nanon drejtor dhe pastaj ja futi.

  • Arbëri: 02/03/2023 01:27

    Edvin shkjau shqipfolës nuk ka nder ras moral njerzor…!

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 02/03/2023 00:17

    paradoks... medalje individuale per nje pune qe e beri tjeterkush... gjepurat e kohes, beri punen si kryeminister, paguhet per ate pune, medaljet jepjani doktoreve e Infermiereve, u mbush me medalje, nje ishte per afganistanezet, shoqeria perballon, politikani merr medalje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri do të fitojë...çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri do të fitojë...çfarë thonë yjet për ju sot