Vetflijimi i familjes Josifi për ringjallje, prokuroria kërkon tabulatet e telefonave

Prokuroria e Tiranë u ka kërkuar kompanive telefonike tabulatet e numrave të përdour nga familja Josifi. Burime bëjnë me dije se nga tabulatet telefonike  do të zbulohen bisedat e familjes dhe mesazhet e shkëmbyera për të mësuar personat me të cilët ato kanë komunikuar nga janari i vitit 2020.

Pikërisht këto të dhëna mund të hedhin dritë apo zbulojnë lidhjet e familjes Josifi me persona të tjere që mund të fshihen pas kësaj ngjarje të rëndë. Gjithashtu burime bëjnë me dije se deri tani nga tabulatet telefonike rezulton se ndaj së ëmës së vajzave, Zhanetës, ka patur dy telefonata përmbajtja e të cilave po analizohet nga grupi hetimor për të kuptuar nëse lidhen me veprimet qe ato kryenin prej kohësh për të kryer ritualin e ringjalljes së vajzës së saj, Anisës, që mbahej e pajete në banesë.

Kur kanë kaluar 9 ditë nga ngjarja e Kombinatit, policia dhe prokuroria nuk ka ndaluar apo marrë në pyetje asnjë person të dyshuar që shtyu familjen përmetare në aplikimin e atyre metodave për ringjallje.  Deri tani nga ana e prokurorisë është përpiluar një listë personash që pritet të merren në pyetje, pjesë e të cilës janë edhe përfaqësues të sekteve fetare që kanë praktikuar vajzat.

Sakaq më herët janë marrë në pyetje fqinjë e të afërm të familjes Josifi si dhe e mbijetuara e vetme e tragjedisë Blerta e cila aktualisht vijon trajtimin në pavionin e psikiatrisë në QSUT. Krahas dëshmive të dokumentuara grupi hetimor ka në duar shënime dhe librat e ndryshëm me përmbajtje fetare të gjetura në banesën e familjes permetare që pritet të hedhin dritë në zbardhjen e asaj ngjarje tragjike.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete