Deri në fund të 2021 dalin në treg 3 kartëmonedha të reja! Për herë të parë në treg edhe 10 mijë lekëshi (FOTO)

Tre kartëmonedha të reja, një prej të cilave nuk ka qarkulluar më parë në vendin tonë do të hidhen këtë vit në treg. Konkretisht sipas Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2021 do të dali në treg prerje e re 10 mijë lekë (100 mijë lekë të vjetra) që del për herë të parë në qarkullim dhe që ende nuk është bërë publike pamja e saj, se çfarë materiali apo elementësh do të mbajë. Po ashtu do të dalin në treg prerjet e reja 1 mijë lekë dhe 2 mijë lekë, të cilat janë prezantuar me të gjitha elementet e sigurisë që do të kenë.

“Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave”, thotë BSH.

Në vitin 2022 do të hidhet prerja e fundit prej 500 lekësh, ndërsa 200 dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019. Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve.

Të gjitha prerjet e serisë së vjetër të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë ishin miratuar në vitin 1995 dhe u hodhën në qarkullim në vitin 1996. Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë. Të treja këto kartëmonedha ishin të parashikuara për tu hedhur në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, pasi sipas Bankës së Shqipërisë COVID-19 pezulloi punën për prodhimin e kartëmonedhave. Po ashtu banka qendrore thotë se gjatë procesit mund të ketë vështirësi teknike që mund të shtynin përsëri procesin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaiseri: 07/01/2021 20:00

    Po sa shumë Figura të ndritura ka Historia e Lavdishme e Shqipërisë=Pellazgo-Iliro-Epiro-Arberore..., të cilët do t'a meritonin nga një Monedhë - Jubilare-Leku...,ku natyrisht në Krye të Piedestalit,asht Gjergji i Madh,e Ismail Beu!!!.. Çfarë kriteresh ka në përzgjedhjen e këtyre Figurave të ndritura??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0