Dëshmi shpresëdhënëse për 36-vjeçaren e humbur prej 20 vitesh...dëshmitari: Premtoj se do e bashkoj me nënën e saj (VIDEO)

TIRANË- Një dëshmi e re ka mbërritur për Teuta Rahmanin, 36-vjeçarja që u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në vitin 1998 nga Tirana. Një telefonues nga Zvicra është shprehur i bindur në studion e emisionit "Pa Gjurmë" se e ka parë Teutën dhe se ajo është shëndoshë e mirë. Telefonuesi rrëfen se Teuta, sot 36-vjeç ka ndërtuar jetën e saj në Bazel të Zvicrës ku jeton me familjen e saj të re. Ai konfirmon se është trafikuar nga një djalë nga Tropoja, për të cilin flet dhe mamaja e vajzës, por tashmë jeta e saj ka marrë një tjetër rrjedhë.

"Unë sapo kam ardhur nga jashtë. Jetoj në Zvicër dhe kam punët e mija. Më kupton? Unë merrem me disa gjera dhe lëviz në shumë vende të Europës. Një ditë me disa shokë kosovare ishim në një lokal në Bazel dhe po shikonim këtë emisioni tuaj “Pa Gjurmë”. Prezantuesja Odeta po kërkonte një vajzë nga Kukësi me emrin Teuta Rahmani.  Shoku im po më tregonte se e kishim takuar këtë vajzë dhe menjëherë m'u kujtua historia e saj. Madje, nëna e asaj vajzës po akuzonte dhe një burrë nga Tropoja, pasi ai e kishte trafikuar. Por, ajo nuk qëndron më me atë djalin nga Tropoja dhe kjo është e sigurt. Unë ju them se vajza, Teuta Rrahmani, është shumë mirë dhe jeton me familjen e saj. Fotoja që ju e kërkoni nuk ka lidhje sot me imazhin e Teutës. Ajo ka ndryshuar shumë", tregoi në studion e "Pa Gjurmë" telefonuesi nga Zvicra.

Ai ka premtuar publikisht se do të angazhohet publikisht që do të gjejë numrin e kontaktit të Teutës dhe do ta bashkojë atë me familjen.

"Ajo u trafikua, por është larguar nga ai zanat prej vitesh. Ka kërkuar ndihmë në këto të shërbimit social. Ka qëndruar shumë kohë në këto vendet e rehabilitimit. Ndërsa sot është e martuar dhe unë kur shkoj në atë shtet dhe në atë qytet ku ajo jeton e shikoj pothuajse çdo ditë. Për zotin nuk e dija që Teuta Rahami është e humbur dhe ka mbi 20 vite që nuk flet me familjen", tha telefonuesi. Më është dhimbsur ajo nëna e saj. Por ua premtoj ju dhe asaj nëne që nesër unë do i gjej numrin dhe t'u lidh me Teutën. Zonja Zime, ta premtoj nëpërmjet këtij gazetari që nesër unë do të lidh me vajzën. Teutën e ke shëndosh e mirë dhe jam i lumtur sinqerisht që po bëj një vepër të mirë për familjen Rahmani nëpërmjet këtyre gazetarëve të Report Tv", tha ai.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit