Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Gjashtë ndeshje, shtatë pikë, vendi i fundit dhe zbritja nga Liga B në atë C në Ligën e Kombeve kanë krijuar një klimë të tensionuar në Kombëtare. Dështimi i kombëtares shqiptare në Ligën e Kombeve ka ndezur kritika të ashpra ndaj drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), veçanërisht ndaj presidentit Armando Duka.

Në një intervistë për Report Tv, dy gazetarët Pano Xhixho dhe Fatjon Baze komentojnë rezultatin e kombëtares në Ligën e Kombeve. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Xhixho e quan një dështim zbritjen në Ligën C, duke theksuar se objektivi i shpallur nga presidenti Duka dhe trajneri ishte vendi i parë ose i dytë në grup. Por gjithsesi, ai thekson se nuk është momenti për një largim të trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho.

“Është dështim, nëse ne marrim narrativen si të presidentit të Federatës dhe trajnerit të kombëtares, kanë thënë që objektiv është vendi i parë ose i dytë në grup. Në momentin që ti nuk del a si pari as i dyti, në fund është dështim se kemi dalë në vend të fundit dhe kemi zbritur një ligë më poshtë. Ky është një grup nga më të vështirët. Disa nga përfaqësues që kanë dalë në pozicione të dyta ose të treta, kanë shumë më pak pikë se Shqipëria. Kanë munguar mungesat e rëndësishme që kemi pasur, s’kemi pasur Brojën dhe asnjëherë kur na duhej Gjimshiti. Fakti është që të jemi të fundit në grup dhe si eliminatore quhet dështim.

Trajneri nuk duhet të preket në këtë moment, analiza duhet bërë në një periudhë dy fushatash eliminatore dhe Nations League. Në Europian nuk e prisnin të renditeshim në një grup ku ishte Polonia, Çekia. Nuk është momenti të preket trajneri, sidomos mes dy fushatave”, tha Xhixho.

Dështim e quan rezultatin edhe gazetari Baze, ndërsa thotë se presidenti i FSHF, po ia faturon përgjegjësitë trajnerit. Baze thotë se edhe trajneri ka përgjegjësitë e tij për formacionet, duke theksuar se ka shumë lojtarë të mirë si Muçi apo Uzuni që meritojnë të jenë titullar. Po ashtu, ai shton se mes lojtarëve dhe trajnerit ka nisur të ketë pakënaqësi.

“Eliminatorët e Nations League janë dështim i madh për faktin nga objektivat që u shpalosën nga drejtues të lartë të FSHSH, duke e bërë pothuajse fakt të kryer vendin e parë në grup. Ishim përballë kundërshtarëve që ishin pjesëmarrjen në Europian, bën pak më mirë dhe kishin shumë kualitet. Ne nuk është se na mungon kualiteti. Dështimi ishte qartazi, por pas këtij dështimi nuk është marrë përgjegjësi, po ia faturojnë trajnerit. Drejtuesit e FSHF po godasin më shumë trajnerin. Presidenti tentonte ti zhvishte përgjegjësitë, duke nënkuptuar që ishte e lojtarëve dhe trajnerit. Ishte ai i pari që në çdo ndeshje shprehej se do marrin tre pikët, ndërkohë që kur merrnin rezultate negative nuk dukej askund.

Edhe trajneri ka përgjegjësinë e tij, për përgatitjen e listës. Ka shumë lojtarë që meritojnë të jenë titullarë, si psh Ernest Muçi apo Uzuni. Shohim titullarë lojtarë që luajnë në kategori të dyta. Fryma në kombëtare nuk është e njëjta, duket qartë që mes lojtarëve dhe trajnerit ka pakënaqësi. Duhet të marrë secili përgjegjësitë e veta, jo t’ia faturojnë trajnerit. Padyshim që nuk duhet të largohet nga kombëtarja në këtë moment. Duhet të lihet të punojë dhe mos të ketë presion nga zyrtarët e lartë”, vijoi Baze.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelë futen në Aleppo për herë të parë pas tetë vitesh

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelë futen në Aleppo për herë të parë pas tetë vitesh