Dështimi i VIP-avë të Big Brother që nuk njohin figurat shqiptare! Opinionistja: Tallen dhe meken me shkencëtaren e parë grua që sfidoi regjimin komunist

Dështimi i VIP-avë të Big Brother që nuk njohin figurat shqiptare! Opinionistja: Tallen dhe meken me shkencëtaren e parë grua që sfidoi regjimin komunist

Foto nga banorët e Big Brother VIP

Sfida e profesioneve ka nxjerrë në pah dijet që kanë personazhet e Big Brother për figura të njohura. Ndonëse ata quhen VIP se kanë dalë disa herë në ekran apo kanë marrë pjesë në spektakle dashurie, dështojnë që të gjejnë profesionet e figurave të famshme jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri si Sabiha Kasimati, Gjergj Fishta, Musine Kokalari apo Fatos Kongoli.

Ajo çfarë vihet re është se VIP-at e Big Brother nuk e dinë kush është shkencëtarja e parë grua, Sabiha Kasimati. Për këtë ka bërë një reagim të ashpër opinionistja Neda Balluku, e cila ka bërë një postim në Instagram ku thotë se nuk e kupton se si gratë nuk lexojnë për gra frymëzuese.

Banorët veçse nuk e njohin por edhe tallen duke qeshur ndërsa nuk kanë asnjë ide se si shkencëtarja sfidoi regjimin komunist.

“Katër djem rresht nuk dinë kush është Sabiha Kasimati. Deri këtu, dorëzohemi se ndodh të mos kesh njohuri. Ama e gëlltitën mungesën e informacionit dhe qëndruan të denjë duke pasuar radhën. Por t’i vijë radha Efit dhe duke qenë grua nuk e kuptoj sesi kurrë nuk ka ndjerë të kërkojë e lexojë për figura gra frymëzuese sic mund ta kemi bërë shumë nga ne në jetën tonë. Për burim frymëzimi e krenarie më së shumti. As kjo nuk ndodh. Por të tallësh *ythën duke u mekur me shkencëtaren e parë grua shqiptare e cila ka pësuar një fund të tmerrshëm nga regjimi komunist deri në tortura crenjëzore që prej kohësh kanë dalë në dritë. Është turp më së pakti, por në të vërtëtë një skandal i madh”, shkroi Neda Balluku.

Kush ishte Sabiha Kasimati

Sabiha Kasimati, e cila studioi për iktiologji qe shoqe klase me Enver Hoxhën, diktatorin e ardhshëm, por një njohje e atillë do t’i kushtonte shtrenjtë! Ndërkohë në Shqipëri po instalohej diktatura komuniste e Enver Hoxhës, i cili eliminoi çdo zë kundërshtues në vend, duke eliminuar fizikisht cilindo të guxonte të vihej kundër regjimit të tij tashmë totalitar de facto, pjesa më e madhe e intelektualëve që kishin studjuar në perëndim, u dënua me vdekje.

Biologia u shqetësua së tepërmi biologen qe dënimi me vdekje i profesorit të saj Salahudin Toto dhe internimi i shoqes së saj Musine Kokalari, shkrimtarja e parë shqiptare.

E njohur nga të gjithë për karakterin e saj të drejpërdrejtë dhe guximtar, ajo i kërkoi një takim Enverit, ku pasi e qortoi si përgjegjësin kryesor për vrasjet e intelektualëve, miqtë e tyre, duhet ti ketë thënë: “ Ti po vret të gjithë intelektualët! Me çfarë ke ndërmend ta ndërtosh Shqipërinë me këpucarët dhe teneqexhinjtë?!”

Në vazhdim, duke mos përfillur rrezikun e sigurtë që i vërtitej tashmë, ajo vendosi të shkonte të takonte miqtë e saj të internuar në kampin e internimit në Jubë.

Postimi në Instagram

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 05/04/2023 11:46

    Deshtim total ne aspektin intelektual,formim shumë icekët kulturor,historik e social.Te mos dish kush dhe kur lindi kryeheroi kombëtar,kush ishte Fishta,Konica,Kongoli,eKokalari.Kjo tregon pse renditemi kah fundi ne testin e Pisas.Tmerr tuj e shkatrru kombin e shtetin me duart tona."zot ruaje Shqiperinë nga shqiptaret"thoshte Konica.

    Përgjigju
  • Iris: 05/04/2023 03:58

    Pse habiteni ju per nivelin e intelektit te pjesemarresve ne BBV ?! Cfare kujtoni se jane keta, Jane Fonda aktore dhe aktiviste ,Hedy Lamarr,aktore dhe nje nga shpikesat e teknologjise qe perdoret ne celularet moderne,Bono,Springsteen,Dilan,kengetare,aktiviste e filantrope,James Franco,Redford, De Niro,Newman,aktore te diplomuar ne universitete,aktiviste per te drejta civile ,humanitare e aktiviste politike ?! Keta tanet nuk jane V.I.P,por V.I.I!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor