Ndihmë juridike falas, Komuniteti i Helsinkit: Ligji vetëm në letër

Ndihmën juridike parësore falas të ofruar nga shteti për 8 muajt e parë të 2020 e kanë përfituar vetëm 1400 persona. Edhe pse prej dy vitesh është në fuqi ligji, zbatimi i tij në terren ka ngecur. Elbasani edhe pse me një numër të lartë personash në nevojë, rezulton se aksesin në këtë shërbim e ka inekzistent.

Sipas ligjit të miratuar më 14 dhjetor 2017, në hyrje të tij përkatësisht neni dy pika a thotë se qëllimi është “të krijojë një sistem për organizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike falas për të siguruar akses të barabartë të të gjithë individëve në sistemin e drejtësisë’’.

Për të garantuar funksionimin e këtij ligjit i cili pas dy vitesh duket se ka mbetur vetëm në letër janë katër institucione mes tyre : a) Ministri i Drejtësisë; Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas; Dhoma Kombëtare e Avokatisë;  gjykatat kompetente.

E ndërsa ky ligj në nenit 8 pika gj, parashikon ngritjen e këtyre zyrave pranë ambjenteve të gjykatave. Të paktën në dy gjykatat më të mëdha të vendit dhoma penale e civile e Tiranës kjo gjë mungon.

Komiteti shqiptar i Helsinkit që e konsideron një shifër shumë të vogël ndihmën e ofruar 1400 shtetasve bën apel dhe rekomandon që të nxitet infromimi i publikut për këto të drejta, të krijohen kushte në terren, të nisë funksionimin normal drejtoria e ndihmës juridike e të bashkëpunohet me aktorët lokalë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji