Tiranë/ 1.2 kg kokainë në kuti picash, goditet grupi i shpërndarësve të 'maskuar', 4 të shoqëruar! Videoja kur u ikin policëve, kapen për disa minuta! Efektivët shtrinë barkas gazetarin

Një aksion anti-drogë i Policisë së Shtetit është zhvilluar ditën e sotme në afërsi të zonës së Varrit të Bamit në kryeqytet ku janë sekuestruar 1.2 kg kokainë si dhe janë shoqëruar 4 persona, ndërsa një i pestë është arratisur nëpër rrugica. Policia kishte informacione se në këtë zonë qarkullonin disa persona që konsiderohen si të fortë lagjesh, shpërndarës të lëndëve narkotike me doza. Të shoqëruar nga operacioni janë Erjon Prengaj, Gentjan Kore, Taulant Çoku dhe Altin Gega. 

Report TV ka siguruar pamjet e momenteve kur agjentët e operacionales i drejtohen një mjeti tip “Mercedez Benz” brenda të cilit ishin Altin Gega dhe Erjon Prengaj të cilit i kërkojnë të ndalojë dhe të hapë derën. Drejtuesi i mjetit Altin Gega ka refuzuar urdhërin e policisë për të ndaluar.

Vetëm pak çaste më vonë, makina niset me shpejtësi, duke rrezikuar njërin prej efektivëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Arratia nuk ka zgjatur shumë pasi efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe e kanë kapur pas disa minutash. Së bashku me makinën, të arrestuarit ndodhet në komisariat. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë. 

Personi i pestë ka mundur të shpëtojë, duke u larguar mes rrugicave në zonën e "Varrit të Bamit", dhe nuk është arritur të identifikohet nga blutë. Gjatë vrapit në rrugica kishte me vete dy kuti picash, të cilat i la poshtë një automjeti dhe u zhduk. Në njërën prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë. Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë kapur nga policia rreth e përqark vendin ku ndodhi përleshja, kryqëzimi i rrugës "Kujtim Laro" dhe "Xhanfize Keko".

Pas këtij operacioni, efektivët e policisë i kanë marrë celularin nga dora një gazetari që po filmonte në afërsi. Gazetari Ergys Gjençaj është shtrirë përtokë nga efektivët. Në lidhje me rastin ka reaguar Prokuroria e Tiranës, e cila deklaron se në bashkëpunim me SHÇBA po kryen verifikime në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë operacionit policor antinarkotikë në nje zonë të Tiranës. Bashkë më SHÇBA po hetohet rasti, mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.

Aktualisht, të gjithë të ndaluarit akoma janë të shoqëruar, ndërsa në vazhdim pritet t'u pritet fletë-arresti. Policia po punon për identifikimin e personit të pestë. Policia dyshonte se ky grup transportonte lëndë narkotike të llojit kokainë të maskuar si transportues picash, dhe për këtë arsye prej disa kohësh i ka mbajtur në vëzhgim.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës. Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre. Sigurojme opinionin publik qe Prokuroria ne bashkëpunim me te gjitha organet ligjzbatuese do jete gjithmone prane qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi qe mund te cenohen nga veprimet arbitrare.

1627392567_aksioni1.jpg

Momenti i aksionit  dhe largimi i makines

1627394286_gazetari.jpg

Gazetari Ergys Gjençaj i shtrirë nga forcat operacionale

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:13
Incidenti me gazetarin gjatë operacionit antidrogë, Meta: Dënoj me forcë dhunën e policëve, të ndëshkohen

1626715457_640x480ilirmeta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar sot në Tiranë ku u shënua dhe një incident me gazetarin Ergys Gjençaj i cili u shtri në tokë nga policia.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.

Ora 20:35
Incidenti me gazetarin gjatë operacionit, PD: Dënojmë sjelljen e Policisë, pamje tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias

1627411448_1627410324VOKSHI.jpg

Lidhur me operacionin antidrogë që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë ku Policia ka shtrirë në tokë gazetarin Ergys Gjencaj ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes një deklarate zyrtare. Nga selia blu, Albana Vokshi ka dënuar sjelljen e forcave Policore teksa thekson se pamjet ishin tronditëse. Sipas Vokshit, ky incident si edhe raste të tjera që kanë ndodhur më parë tregojnë gjendjen e mjeruar të lirisë së medias në vendin tonë.

Ndër të tjera Vokshi tha se kjo pamje e Policisë është fytyra e qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës teksa shtoi se asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë kur është në krye të detyrës.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Shumë shqiptarë kanë ndjekur sot me shqetësim pamjet e rënda të dështimit të policisë për kapjen e një trafikanti droge dhe dhunimin e gazetarit që po raportonte për këtë ngjarje në Tiranë.

Gazetari Ergys Gjençaj, u përball sot padrejtësisht me brutalitetin shtetëror, ndërsa ishte më krye të detyrës, i identifikuar si gazetar.

Pamjet që u shpërndanë janë tronditëse për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias më Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

Një trafikant i dyshuar droge sfidon një grup me policë në mes të ditës. Ai i ikën policisë dhe ky është nga ato rastet, kur dështimin e vet policia e mbulon me dhunë ndaj gazetarëve.

Ergys Gjonçaj po raportonte, po kryente detyrën, po filmonte edhe me celular, ndërsa policët sillen si bandat. I marrin celularin me te cilin po filmon dhe po raporton, e trajtojnë dhunshëm, pa treguar respekt për informimin e publikut. Pra, kemi një në gazetar të shtrirë përtokë nga policia, si të ishte më vendet më regjim zyrtar autokratik, jo në një vend që synon të anëtarësohet në NATO.

Kjo pamje është pasqyra e vërtetë e qeverisjes 8-vjeçare të Edi Ramës. Lë kriminelët të largohen dhe dhunojnë gazetarët, që janë në vijën e parë për të raportuar dhe, në shumë raste, për të ndihmuar Policinë e Shtetit.

Partia Demokratike e dënon këtë sjellje brutale të përsëritur të forcave të policisë me gazetarët. As Ergys Gjençaj dhe asnjë gazetar nuk duhet të preket me dorë nga shteti, nga pushteti, nga politikanët! Megjithë problemet e mëdha të medias, gazetarët duhet të jenë të paprekshëm në kryerjen e detyrës!

Asnjë justifikim i policisë nuk e përligj dot dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, ndërsa ishte në krye të detyrës. Për shumë qytetarë është e qartë se sjellja brutale e policisë ndaj gazetarëve buron nga sjellja e ngjashme e kryeministrit me mediat.

Është ai që sulmon i pari, që i intimidon dhe i shantazhon gazetarët. Veprimet e tjera të policëve të papërgjegjshëm apo arrogantë janë pasojë e gjuhës dhe veprimeve të dhunshme të kryeministrit.

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve u theksua si një shqetësim kryesor i raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet. Raporti që konfirmoi masakrën zgjedhore të 25 prillit me blerjen e votës dhe përdorimin e shtetit, vë në dukje se gazetarët janë censuruar dhe janë gjendur përballë presionit dhe korrupsionit.

Dhuna ndaj gazetarëve, njësoj si blerja e votës, nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor! Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në krah të gazetarëve, sepse ne vlerësojmë se zëri i tyre duhet të shkojë sa më i vërtetë tek qytetarët!

Ora 20:19
Operacioni antidrogë, zbardhen emrat e të shoqëruarve! 4 janë kapur, njëri u arratis nëpër rrugica me kuti picash në duar, brenda kishin kokainë

Erjon Prengaj, Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë 3 personat e tjerë që janë shoqëruar nga policia gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Në total janë shoqëruar 4 persona dhe një i pestë ka mundur të shpëtojë, duke u larguar mes rrugicave në zonën e "Varrit të Bamit", gjatë operacionit antidrogë të zhvilluar nga policia në Tiranë. Erjon Prengaj dhe Altin Gega kanë qenë në makinë dhe janë neutralizuar pas tentativës për t'u arratisur me makinë. Gentjan Kore dhe Taulant Çoku janë kapur nga policia rreth e përqark vendin ku ndodhi përleshja, kryqëzimi i rrugës "Kujtim Laro" dhe "Xhanfize Keko". Personi i pestë që ka mundur të arratiset nuk është arritur të identifikohet nga blutë. Gjatë vrapit në rrugica kishte me vete dy kuti picash, të cilat i la poshtë një automjeti dhe u zhduk. Në njërën prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sasinë e lëndës narkotike të llojit kokainë. 

Ora 19:15
Policët shtrinë barkas gazetarin gjatë operacionit antidrogë, Basha: Akt i turpshëm, përgjegjësi të hetohet! Dhuna, model i Ramës

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar lidhur me operacionin antidrogë në Tiranë ku policia gjatë aksionit ka shtrirë në tokë edhe gazetarin Ergys Gjençaj. Basha shkruan se sipas tij dhuna ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Sipas kreut të PD dhuna është produkt i modelit të Ramës.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha.

Ora 18:42
Operacioni antidrogë në Tiranë, policia jep detaje: Sekuestruam 1 kg kokainë, disa të shoqëruar! Arrestohet shoferi i pabindur, po verifikohet incidenti me gazetarin

Policia ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë si dhe ka shoqëruar disa persona.

Njoftim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, mesditën e sotme zhvilloi një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi  i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona.

Operacioni është në vijim dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore do ketë një deklaratë përfundimtare për median dhe publikun.

Ndërkohë, nga ana e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke u verifikuar respektimi i proceduarave gjatë ndërhyrjes në operacion, si dhe lidhur me incidentin e ndodhur me gazetarin Ergys Gjençaj.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të goditur çdo paligjshmëri, për të garantuar transparencë dhe siguruar mediat të kryejnë rolin e tyre. Asnjë incident i izoluar nuk do të ndikojë në këtë angazhim, për më shumë siguri për qytetarët.

Ora 18:05
Iu arratis policisë gjatë operacionit antidrogë dhe u kap pas disa minutash, ky është personi i dyshuar

Altin Gega është personi i dyshuar që iu arratis policisë gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë. Arratia e tij nuk zgjati shumë pasi ai është kapur pas disa minutash nga policia dhe ndodhet në komisariat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 28/07/2021 04:25

    Hahaha! U çuan i madh dhe i vogël të mbushin axhendat dhe kronikat me një operacion policor dhe në darkë pastaj të na bëjnë ekspertizën me lloj-lloj opinionistësh!! Nuk është ky problemi që shqetëson komunitetin. U kontrollua një gazetar, u verifikua, u identifikua sipas procedurave dhe në fund i kërkohet falje dhe falenderohet për bashkëpunimin me policinë dhe bindjen qytetare!!

    Përgjigju
    • Erik: 28/07/2021 06:12

      Sakte!

  • Iris: 28/07/2021 00:12

    Do te ishte mire qe PD t'a qepte gojen per gazetarin.Kur Vokshi flet per gjendjen e mjeruar te mediave,ndoshta duhet te na tregoje pak, per gjendjen e mediave kur u dogj /Koha Jone/,apo diten e 21 Janarit.Perderisa kjo e sotmja eshte fytyra e qeverisjes se Rames,ndoshta ajo e 21 Janarit ishte fytyra e qeverisjes se Berishes.Kur thote qe asnje gazetar nuk duhet te preket me dore ne detyre,ndoshta duhet t'i kujtojme perfaqesuesin e medias qe u plagos pikerisht ne dore ne 21 Janar nga nje plumb qe erdhi nga ndertesa qeveritare.Si iu rekomandua t'a justifikonte,atehere,ju kujtohet? Sa per deklaraten e Bashes,a mbajti pergjegjesi ligjore personi qe plagosi gazetarin ne 21 Janar,qe te mbajne pergjegjesi keta te sotmit?

    Përgjigju
  • Muzaka i Ri: 27/07/2021 21:26

    Po nenen nuk ja leruan ketij gazetarit, se u ben te gjithe heronj dhe te zgjuarit e dynjase keta me nga nji tel. ne dore dhe yrra. Gazetar me logo ne qafe qe identifikohet, nuk eshte vrare as ne lufte, pervec se aksidentalisht.

    Përgjigju
    • andi: 28/07/2021 05:17

      o idiot, neser mund te ta bejne ty. vetem se po xhiroje nje video. policet ne kete rast duhet te procedohen per dy vepra. per menyren jo profesionale ne te cilen kane administruar aksionin pasi ulerinin si rrugace dhe ai tipi eshte mese i justifikuar qe nuk ndaloi, si dhe dhuna ndaj njerezve qe xhoronin, qe eshte per te shkulir lesht e kokes (tende)

  • www.youngtribune.com: 27/07/2021 21:25

    Polici Kap Cfar te Kapesh

    Përgjigju
  • andon: 27/07/2021 18:29

    po mir shtrun ne tok gazetarin nuk shtrin ne tok nje grua shtatzane , ndodh sepse ishin ne trysni te forte , ngushllime gazetareve tjere , hahhaha

    Përgjigju
  • Miri: 27/07/2021 16:32

    Na e shpjegoni pak si ka mundesi gazetarja kishte dijeni per operacionin,se e bukura eshte qe keta i therrasin vete per te bere show dhe ne fund ja dalin te bejne show

    Përgjigju
  • tironci: 27/07/2021 16:15

    shkarkoje si grup komplet te pa afte sbojm per ate pune i gertjasin miletit kot, cojeni per polic objektesh

    Përgjigju
  • Qwert: 27/07/2021 15:56

    Mos e prek gazetarin more zagar ..se gazetari esht i rrezikuar nga mafia .

    Përgjigju
    • tahip: 27/07/2021 17:44

      Kush esht rreziku nga madja o pallajar se e keni bo ket vend meme

  • Fani: 27/07/2021 15:37

    Ka lezet. Ketyre te Karlos i thote vete policia te filmoje, ato te Fanes i shtrin pertoke.

    Përgjigju
  • Blenard: 27/07/2021 15:18

    Te dhjefsha policet harram taksat per rrogen e tyre

    Përgjigju
  • Lola: 27/07/2021 15:09

    Dajti i vrau nja 4 si kta tipat sot. Memnduam qe rama do rregullonte policine po ne polici shumica qenkan per vaj me det shbelltyre shume ekeqe. Pavaresisht paaftesise qe treguan ne ket rast dhe fjalorit jo etik duke ofenduar tjetrin te gjitha po ja u falja ok kaq dine kaq bejne mos i gjyko. Por skena ku pasi ju iku ai byt... me gazetaret dhe njerzit per rreth dmth ishte dmth edhe ta imagjinosh se ben dot aq pa..ll .. jane. ok eshte nje budalla dihet eshte budalla por te dali budallai dhe t thote jam budalla vetem kta e bejne

    Përgjigju
  • Lala: 27/07/2021 14:37

    Antidroga.hahah bien ne sy nga 200 m larg. Se Jan te kref te rrejt.sdin te kamuflohen.te rrin si laca. Me tatto ose te vishen si callista.merrni shembull nga bota o oallosha

    Përgjigju
  • WTF: 27/07/2021 14:25

    Polic k……a

    Përgjigju
  • Edi: 27/07/2021 13:51

    Nje skandal nje paaftesi e tmerrshme! Paftesi komplet totale. 4 police qe i kerkojne te hapi deren ai zoteria me droge! Qesharake si presin 3 minuta jashte dere ta hapi ai. Kta jane per vit 1 shkolle policie nga fillimi. Ose rrini ne shpi shifni televizor

    Përgjigju
    • Taulant: 28/07/2021 06:02

      O Miti, nuk guxon kush ta bej ate se tjetri po ben burg pse vrau ne Pandemi ne ore policore. Po mos te kishin gje ne makine, cfare mbetej? Do flisnim per dhune policore, arbitraritet etj etj. Makina keshtu i ikin policise ne Amerike, mos beni sikur s'keni pare dokumentare me arratisjet e njerezve me makine neper rruge dhe nje polici e tere me mjete dhe helikoptere heqin ca derisa i kapin.

    • Soni: 27/07/2021 18:04

      Edi rama duet vene dore urgjent ne policine e shtetit se si ke fare ne terezi

    • Miti: 27/07/2021 17:51

      @best. Jo ta hedhin ne ere, por ama xhamin mund t’ja thyejne, gomat mund t’ja shpojne, nje makine mund tja kishin vene anash per ta bllokuar. Kurse keshtu dolen qesharake. Dhe mire e tha nje koment me lart, Dritan Dajti keshtu i vrau 4 nga keta sepse i vajten te xhami i makines.

    • Best: 27/07/2021 15:29

      Po cfare te bejne ta hedhin ne ere? Pa hapur makinen ku eshte droga? Pse beni si te mencur aman? Pastaj filloni komentet sa te paafte pse sulmojne po nuk presin tu hapi deren?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi