Dështon për herë të tretë përballja e Luftar Reçit me Emiljano Shullazin në gjykatë, shkak bëhet vetë i penduari i drejtësisë! Avokati: Është sëmurë

Dështon për herë të tretë përballja e Luftar Reçit me Emiljano Shullazin në gjykatë, shkak bëhet vetë i penduari i drejtësisë! Avokati: Është sëmurë

Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi

Dështon për herë të tretë përballja Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit tjerë për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut. Në dy seancat e mëparshme shkak ishte bërë mungesa e gjyqtares Etleva Deda pasi ndodhet prej ditësh e shtruar në spital, bën me dije gazetarja e Report Tv Keti Banushi. Për këtë arsye Gjykata e Posaçme caktoi një tjetër gjyqtare, Flora Hajradinaj, por pavarësisht kësaj në nisje të seancës u konstatua mungesa e Luftar Reçit.

Shkak sipas mbrojtësit të tij është gjendja shëndetësore e të pandehurit, e cila theksoi ai, paraqitet delikate. Seanca e radhës është caktuar për një datë tjetër për të ballafaquar Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin, Indrit Rusin dhe Indrit Taullaun me Luftar Reçin.

Këta persona janë arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005. Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut. Ndërkohë Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati në lidhje me këto dy vrasje. Ky i fundit u shpall në kërkim vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Komploti" edhe si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe "Rrumit të Shijakut" në 2019, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut. Ndërkohë Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati në lidhje me këto dy vrasje. Ky i fundit u shpall në kërkim vetëm pak ditë më parë në kuadër të operacionit "Komploti" edhe si i përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe "Rrumit të Shijakut" në 2019, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Pavarësisht se dëshmitë e tij hodhën dritë mbi ngjarjen, të pandehurit e konsiderojnë Luftar Reçin si të pabesueshëm. Kujtojmë se në fillim të këtij viti, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si “Reqi i Korçës” dhe me 2.4 vite Ervis Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtëisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme.

Kujtojmë se për Reçin ka pasur një plan për eleminimin fizik. Sipas hetimeve të prokurorit Altin Dumani nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës atëherë me 100 mijë euro ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eleminimi i Reçit sipas SPAK do të kryhej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë eurosh. Por ky plan disa javor ka dështuar pasi SPAK ka mundur të sigurojë informacion, ndërsa polici që do të përfshihej në këtë skemë, ka rrëfyer detajet e këtij plani duke u bërë bashkëpunëtori i dytë i drejtësisë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nani: 27/01/2023 19:13

    po edhe kete dreqin me brire nuk e fusni dot ne burg!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin