Një atentat ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Midis të plagosurve rezultojnë dhe dy të mitur një 17-vjeçar dhe një 11-vjeçar që është në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas Report Tv, 17-vjeçari rezulton djali i pronarit të ‘Pelikan security’.

Të katër të plagosurit ndodhen në sallën e operimit në spitalin e ‘Traumës’. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë/ Atentat 4 personave, dy djemtë e mitur të pronarit të ‘Pelikani Security’ në gjendje të rëndë! Po udhëtonin me 'G Class', autorët i qëlluan në lëvizje (VIDEO)