Policia ka dhënë detaje nga operacuionii sotëm ku mbeti i ekzekutuar 71-vjeçari Lefter Zhidru. Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.
Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.
Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.
Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.
Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar asnjë punonjës i Reneas.
Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.
Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.
Lajmi kryesor:
Elbasan/'Mos u afroni, do ju hedh në erë'! 5 orë të shtëna me armë dhe negociata, RENEA ekzekuton 71-vjeçarin me snajper! I moshuari bëri rezistencë, ktheu shtëpinë në 'bazë ushtarake', sekuestrohet mbi 1 kg tritol dhe armë
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2948
Lajme të tjera
-
Trupi i pajetë i 58 vjeçarit gjendet në ujrat e rezervuarit të Prrenjasit, familjarët kallëzuan në polici në 1 të natës
25 Prill, 11:07
-
Vau i Dejës/ Dyshohet se qëlloi me pistoletë drejt një makine, në kërkim 35-vjeçari
25 Prill, 10:15
-
Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari
25 Prill, 09:53
-
Morën para për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan (Emrat)
23 Prill, 20:16
-
Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan! Ishte dënuar në me 2 vite e 6 muaj burg
23 Prill, 10:24
-
Parakalime të gabuara, ndëshkohen me gjoba tre shoferë në Elbasan (Video)
21 Prill, 18:25
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës
20 Prill, 15:44
-
Elbasan, po rregullonte dritat e qytetit, punëtori rrëzohet nga vinçi e vdes, hetohet drejtori i bashkisë, në kërkim përgjegjësi
20 Prill, 09:24
-
Po riparonte shtyllat e ndriçimit në Elbasan, punëtori i bashkisë rrëzohet nga vinçi, humb jetën në spital
19 Prill, 16:51
-
Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie
19 Prill, 12:36
-
I dehur përplasi familjen në Prrenjas ku për pasojë vdiq 24-vjeçarja, arrest në burg Jetmir Dacit
17 Prill, 12:23