Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Elbasan/ 4 vajzat drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e një prej të plagosurave! E reja, e bija e gazetarit sportiv

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku dy  vajza humbën jetën dhe dy të tjera janë në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të 4 vajzat që po udhëtonin me mjetin 'Volkswagen'  me targa AA 409 VE ishin nisur drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e Denisa Dibrës, 25 vjeç, një nga të plagosurat e aksidentit.

Por festa e saj u kthye në tragjedi, pasi mbrëmjen e djeshme teksa po ktheheshin janë përplasur nga mjeti tip "Benz" me targa AB 209 AD, ku drejtuesi Behar Pema, 58-vjeçari, në gjendje të dehur ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë .

Denisa Dibra, e cila ishte drejtuesja e mjetit 'Volkswagen', është vajza e gazetarit sportiv të RTSH-së në Shkodër, Edmond Dibra.

E plagosura tjetër është Nervida Garunja, 24 vjeç, e cila pas aksidenti ka mundur të dëshmojë se drejtuesi i mjetit "kryente manovra në rrugë, ecte dhe nuk mbante drejtimin”.

Denisa Dibra dhe Nervida Garunja kanë qenë në terapi intensive në Spitalin e Traumës. Fatmirësisht gjendja e të plagosurës Denisa Dibrës, 25 vjeç, është përmirësuar dhe sipas mjekëve ajo ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të vetëdijshme. Ndërsa e plagosura tjetër Nervida Garunja, 24 vjeç, është ende në gjendje të rendë për jetën. 

Familjarët e të plagosurave ndodhen në spitalin e Traumave në Tiranë, ndërsa kanë dhuruar gjak, pasi vajzat panë pasur nevojë urgjente për të.

Nga aksidenti mbetën të vdekura Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe Xhaneta Qallia, 18 vjeç, të cilat ishin pasagjere në pjesën e pasme të makinës, nga ku erdhi dhe goditja e fortë e makinës tip "Benz". Lusinda Garunja dhe Nervida Garunja ishin motra mes tyre, por fati i ndau në moshë tepër të re.

Kamera e Report Tv ka vajtur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit. Ajo që vihet re janë se në vendin e aksidentit ka ende pjesë të makinave që u dëmtuan nga përplasja, sende personale që vajzat kishin në makinën " Volkswagen' me të cilët udhëtonin, xhama të thyer e njolla gjaku. Kjo është pamja e trishtë që ka lënë pas aksidenti tragjik që u mori jetën dy vajzave të reja dhe ka lënë të plagosura rëndë dy të tjera.

Aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në dalje të tunelit të Elbasanit, ku 4 vajzat mbetën të bllokuar në mjetin e tyre dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse për të nxjerrë vajzat nga mjeti i dëmtuar. Janë dashur rreth 30 minuta për nxjerrjen e vajzave, të cilat kanë dalë me shenja jete, por dy prej tyre Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia nuk mundën të mbijetonin dhe humbën jetën në Spitalin e Elbasanit.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit tip "Benzi" Behar Pema, 58 vjeç, i cili pas dy testeve të alkoolit ka dalë mbi normën e lejuar  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Sipas ekspertëve të rrugores,të cilët shprehet për Report Tv jashtë kamerave, drejtuesi i mjetit tip "Benz", Behar Pema udhëtonte i dehur dhe me shpejtësi të madhe me 130 kilometra në orë nga 80 km/h që është e lejueshme

Ai është arrestuar nga policia dhe do të përballet për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" duke i shkaktuar vdekjen dy vajzave të reja.

Postimi i Denisa Dibrës me të atin Edmond Dibra

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Pjesë makine, sende personale e njolla gjaku/ Çfarë ka mbetur një ditë pas aksidentit tragjik në Elbasan (VIDEO)

Kamera e Report Tv ka vajtur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit. Ajo që vihet re janë se në vendin e aksidentit ka ende pjesë të makinave që u dëmtuan nga përplasja, sende personale që vajzat kishin në makinën " Volkswagen' me të cilët udhëtonin, xhama të thyer e njolla gjaku.

Kjo është pamja e trishtë që ka lënë pas aksidenti tragjik që u mori jetën dy vajzave të reja dhe ka lënë të plagosura rëndë dy të tjera.

Sipas ekspertëve të rrugores,të cilët shprehet për Report Tv jashtë kamerave, drejtuesi i mjetit tip "Benz", Behar Pema udhëtonte i dehur dhe me shpejtësi të madhe me 130 kilometra në orë nga 80 km/h që është e lejueshme.

Ora 12:41
Përmirësohet gjendja e vajzës së gazetarit, ende në gjendje kritike e plagosura tjetër! Familjarët apel për gjak

Është përmirësuar gjendja e të plagosurës Denisa Dibrës, 25 vjeç, vajza e gazetarit sporti Edmond Dibra. Sipas mjekëve ajo ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të vetëdijshme. Ndërsa e plagosura tjetër Nervida Garunja, 24 vjeç, është ende në gjendje të rendë për jetën.

Nga aksidenti tragjik, Nervida humbi të motrën Lusinda Garunja, 19 vjeç.

Familjarët e të plagosurave ndodhen në spitalin e Traumave në Tiranë, ndërsa kanë dhuruar gjak, pasi vajzat panë pasur nevojë urgjente për të. Vajzat ende kanë nevojë për gjak, ndërsa familjarët bëjën apel për dhurimin e tij, për të shpëtuar dy vajzat, që sapo kanë nisur jetën e tyre.

Ora 11:49
Aksidenti tragjik në Elbasan, dy të plagosurat ende në gjendje kritike, ndodhen në terapi intensive te Traumat

Denisa Dibra dhe Nervida Garunja janë në terapi intensive në Spitalin e Traumës. Ata kanë marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe janë në monitorim dhe vëzhgim të vazhdueshëm nga mjekët. Mjekët ende nuk mund të përcaktojnë nëse e kanë kaluar apo jo rrezikun për jetën.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 14/09/2020 19:42

    Si su perplas me shkembin ky ditezi,,po mori ne qafe vajzat e reja. O zot ca dhimbje per ato jete te keputura ne mes. Maskarai pijanec duhet te denohet per vrasje .

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 14/09/2020 13:30

    Ku po shkon ky brez si i lejojne prinderit qe te shkojne per ditlindje nga Shkodra ne Korce te ishin djem ishte pak me ndryshe por vajza? Ku ju con mendja. Ja si perfunduan Ngushullime familjeve qe humben femijet e tyre Zoti ju dhente force per te perballuar dhimbjen.

    Përgjigju
    • Baroni: 14/09/2020 14:10

      O Hasan Pordha,qe dhe nga mendja qenke pordhe fare. Asgje te keqe nuk ka te udhetojne nga Shkodra per ne Korçe. E keqja dhe cmenduria eshte te kafshet qe konsumojne alkool dhe shkaktojne kto tragjedi.Sa per ngushellime as mos guxo tja shprehesh familjes sepse po justifikon kasapin qe e shkaktoi.Djem a vajza jane njerez o kar me zile Ky vend nuk do gjeje kurre paqe prej idioteve te llojit tend.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit