Tentativa e grabitjes dyshohet nga fqinjët ose të afërmit! Vila me kamera, por autorët u futën nga mbrapa! Gruaja: I drejtuan pistoletën burrit, kërkonin lekët

TIRANE-Çifti i biznesmenëve Petrit dhe Aferdita Laze që u plagosën mbrëmë me armë zjarri nga dy persona të armatosur që u futën për t'i grabitur, kanë dalë nga rreziku për jetën. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij, që ka një plagë në kofshë nga të shtënat e njërit prej autorëve.  Report Tv ishte sot në banesën e çiftit, ndërsa gazetarja Xhensila Kodra zbardhi dinamikën e ngjarjes dhe dëshmitë e gruas dhe vajzës.

Vajza ka qenë ajo që ka ndjerë fillimisht zhurmën dhe më pas shkuar me shpejtësi te dhoma e prindërve. Në dëshminë e saj para grupit hetimor, vajza e çiftit, që ka qenë e pranishme në shtëpi në momentin e grabitjes, por fatmirësisht nuk është lënduar është shprehur se autorët ishin dy persona të maskuar dhe njëri prej tyre kishte armë. "Ishin dy persona të maskuar me kapuç dhe njëri kishte armë. Kishim planifikuar për të dalë jashtë Tiranës" është shprehur vajza.

Ndërsa 59-vjeçarja tregon se fillimisht pasi dëgjuan zhurmën në korridor doli burri, ndërsa hajdutët i drejtuan pistoletën. Ajo është shprehur se autorët kërkonin lekët, por nuk arritën të merrnin asgjë. "Ndodheshim brenda në shtëpi. Vajza dëgjoj zhurmë dhe na tha dikush po hyn brenda. Petriti doli në korridor dhe një nga autorët i drejtuan pistoletën. Pasi dëgjova të shtënën dola dhe më qëlluan. Autoret kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin vetëm lekë. Nuk mundën të merrnin gjë" tha ajo.

Policia dyshon se autorët janë të afërm ose fqinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe faktin që kishin planifikuar për të lëvizur nga banesa mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu ata kanë hyrë nga mbrapa banesës, pasi nga dera kryesore ishin vendosur kamera dhe sistemi i alarmit. Një tjetër detaj që përforcon këtë pistë është edhe fakti që autorët kanë shkuar direkt në dhomën ku dyshohet se çifti mbante lekët, por sipas gruas nuk kanë arritur të marrin asgjë, pasi hasën rezistencë dhe situata u doli nga kontrolli pas të shtënave. 

Policia vijon kërkimet duke ushtruar kontrolle në banesat e disa personave me precedentë, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Dyshimet janë se autorët që kanë vepruar kanë qenë tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë për të kërcënuar dhe tjetri për të kontrolluar, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t'u larguar me shpejtësi. Familja Laze jetonte në katin e dytë të vilës, pasi i pari ishte biznes, furrë buke dhe prodhime të tjera të brumit. Ngjarja tronditëse ndodhi mbrëmë në orën 21:40 minuta në rrugën 'Njazi Meka' në zonën e Alliasit. Çifti me origjinë nga Skrapari, prej 1994 ishin zhvendosur në Tiranë ku kishin hapur biznesin e tyre, ndërsa mbrëmë ranë pre e grabitjes.

Familja Laze sapo kishte kaluar një moment të vështirë në jetën e tyre, pasi gruaja Afërdita vuante nga tumori, por që fatmirësisht ia doli të fitonte këtë betejë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:34
'I drejtuan pistoletën burrit'! Gruaja e biznesmenit: Kërkonin vetëm lekë, por ikën me vrap

Afërdita Laze, gruaja e biznesmenit Petrit Laze ka dhënë dëshminë para grupit hetimor lidhur me ngjarjen mbrëmjen e djeshme. 59-vjeçarja është shprehur se autorët kërkonin lekët, por nuk morën gjë. Ajo tregon se fillimisht pasi dëgjuan zhurmën në korridor doli burri, ndërsa hajdutët i drejtuan pistoletën. "Ndodheshim brenda në shtëpi. Vajza dëgjoj zhurmë dhe na tha dikush po hyn brenda. Petriti doli në korridor dhe një nga autorët i drejtuan pistoletën. Pasi dëgjova të shtënën dola dhe më qëlluan. Autoret kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin vetëm lekë. Nuk munden të merrnin gjë" tha ajo.

Ora 10:27
Tentativa e grabitjes në Tiranë, fqinjët: Hajdutët duhen varë! Shteti nuk duhet të ketë mëshirë, gruaja ishte e sëmurë (VIDEO)

Përleshja mes çiftit që bëri rezistencë dhe autorëve ndodhi në korridorin e katit të dytë të vilës, pasi kati i parë ishte i përshtatur në biznes. Por si e njohin familjen Laze dhe si e mësuan ngjarjen fqinjët? Disa prej tyre u shprehën për Report Tv dëgjuan të shtënat gjatë tentativës së grabitjes.

"Kanë 20 vite këtu, janë familje e mirë, në punë dhe hallin e tyre. Hajdutët duhen varë, shteti nuk duhet të ketë mëshirë në këto raste. E mora vesh kur dëgjova zhurmën, të shtënat. Çifti ka një djalë dhe një vajzë. Kanë biznes, furrë buke" tha njëri prej tyre.

"Nuk ka siguri, kjo është siguria. Ai tjetri furnizon popullin me bukë, ai tjetri nuk të lë. Ngjarjen e mora vesh kur erdhi një makinë policie" tha një tjetër.

"Ata shikonin punën e tyre që kur erdhën këtu. I kemi të afërm nga Korça. Na erdhi shumë keq, se janë edhe prindër. E shoqja ka qenë e sëmurë rëndë. Ai i shkreti të shpëtojë për jetën e tij. Gjithmonë ai që i njeh vjen, ata janë të njohur, që të hyjnë brenda, se i huaji që nuk i njeh nuk hyn brenda" tha një tjetër banore.

Ora 09:33
Vila e biznesmenëve me kamera dhe sistem alarmi, por autorët u futën nga mbrapa (FOTO+Detajet)

Banesa e çiftit Laze që u tentua të grabitet mbrëmë në Tiranë ka kamera sigurie dhe sistem alarmi. Report Tv siguron pamjet që tregojnë kamerat e sigurisë në murë. Por autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e vilës, pasi krahu tjetër nuk kishte kamera sigurie. Pas banesës dy katëshe të familjes Laze është një tjetër vilë katër katëshe, ku disa hyrje ishin lëshuar me qira. Autorët kanë kaluar murin rrethues nga depozitat duke u futur në vilën e çiftit Laze. Çifti ka dy fëmijë, ndërsa në momentin e grabitjes në banesë ndodhej vetëm vajza, ndërsa djali jo.

Ora 09:20
Vila e çiftit të biznesmenëve që u tentua të grabitet në Tiranë, autorët ishin tre (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga vila e çiftit të biznesmenëve Laze që u tentua të grabitet mbrëmjen e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, autorët kanë qenë tre, dy u futën brenda për të grabitur, njëri me armë dhe tjetri kontrollonte për të gjetur lekët, ndërsa i treti i priste jashtë me makinë për t'u larguar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 20/01/2020 14:06

    Kapini dhe te varen qente

    Përgjigju
  • Idemtuar nga vjedhesit: 20/01/2020 13:07

    MENDON QE HAJDUTERIA NE SHQIPERI KA NJE DAKORTESI NGA SHTETI mere jemi shtet fukara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët