Detaje të reja/ I iku dje dhjetëra policëve, 'Porsche' gjendet i braktisur në Shkumbin

ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me automjetin që arriti t'i ikte kontrollit të forcave blu mbrëmë në Elbasan. Në automjet dyshohet të kenë qenë dy persona, të cilët braktisën makinën buzë shtratit të lumit Shkumbin. Ata munden t'i shpëtojnë dhjetëra forcave të policisë që ishin vene në ndjekje të tyre.

Policia po punon për identifikimin e personave, pasi pronari i makinës tip "Porsche" nuk ka pasur dijeni për identitetin e tyre .

Kujtojmë se policia e Elbasanit dhe Renea kishin ngritur postblloqe në rrethrrotullimin e Brandasheshit mbrëmjen e djeshme, ndërsa forca të shumta të policisë u vendosën në ndjekje të makinës, e cila nuk i ishte bindur urdhrit të patrullës për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Nuk dihet se përse drejtuesi nuk i është bindur duke ngritur dyshime që mund të kenë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës, ndërsa policia është në ditën e dytë të zbulimit të autorëve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 20/09/2020 11:12

    Java e pergjakshme shmanget me denimin kapital me varje. Ne cdo qytet duhet nje trekendesh ne qender te qyteteve dhe kush merret me droge,aksidente me vdekje,vrasje me dashje apo pa dashje me ose pa mendim te varet ne trekendesh . Harxhon shteti miliona lek per nje te burgosur.

    Përgjigju
  • Dulla: 19/09/2020 08:53

    Po kallasha a kishin me vete policat?

    Përgjigju
  • policishqiptar: 18/09/2020 23:21

    Pronari nuk e ka iden qe kush ishte? E ka denoncuar pronari makinen per vjedhje? i ka pronari dy palt e clesave te makines? Polic vk.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin