Angli/ Detaje të reja për vrasjen e producentit shqiptar, që nga dasma luksoze e deri tek përfshirja me grupin kriminal (FOTO)

Angli/ Detaje të reja për vrasjen e producentit shqiptar, që nga dasma luksoze e deri tek përfshirja me grupin kriminal  (FOTO)

Flamur dhe Misse Beqiri

ANGLI- Për vrasjen e producentit shqiptar nga Kosova Flamur Beqiri me 10 plumba,  para familjes, kanë dalë detaje të reja.

Flamuri i njohur si Alex Beqiri me origjinë nga Ferizaj ka një të shkuar kriminale, pasi kishte lidhje të ngushta me figura të njohura të grupit të Malmos, si Naief Adawi, të cilët ishin përfshirë në një kontrabandë masive të kanabisit 12 vite më parë.

Sipas mediave suedeze, vrasja e tij ishte e lidhur me rrjetet kriminale në vend.

Alex ishte bashkëpuntor i ngushtë me 33- vjeçarin Naief Adawi dhe gruas së tij, mjekes Karolin Hakim, e cila u qëllua për vdekje ndërsa mbante fëmijën e tyre dy muajsh në 26 gusht të këtij viti.

Në vitin 2008, Naief ishte pjesë e një bande prej 20 burrash që vodhi 62 milionë koronë daneze, një nga grabitjet më të mëdha të ndodhura në Danimarkë.

Më pas u burgos për tetë vjet, megjithëse shumica e bandës nuk u kapën kurrë dhe pothuajse të gjitha çështjet mbeten të pazgjidhura.

Ditën e 26 gushtit të këtij viti, disa persona të armatosur e sulmuan atë, por Naief  i la fëmijën gruas së tij, duke u larguar, më pas vrasësi e ktheu armën e tij mbi Karolinën duke e lënë të vdekur.

Vrasja e saj provokoi zemërim dhe debat mbi kulturën e vendit, pasi vinte nga një familje që zbatonte ligjin në Suedi.

Sipas DCI Jamie Stevenson, nga Komanda e Krimit të Specializuar, hetimi është në faza shumë të hershme dhe ende janë  duke punuar për të vendosur se cili mund të jetë motivi që ka çuar në një vrasje kaq të tmerrshme para familjes së tij.

"Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po mbështeten nga oficerë të specializuar. Ne e dimë që viktima po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën, pas një mbrëmje jashtë, kur ai u qëllua në oborri e shtëpisë së tij”, është shprehur Stevenson.

Alex jetonte në Londër prej disa vitesh dhe punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli, nën drejtimin e studios “Rekord 2020rec”.

Ai është vëllai i modeles së famshme Misse Beqiri, e cila ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard.

Alex u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, u njoh me gruan e tij Debora Krasniqi në Facebook dhe pati një martesë luksoze në Tetor 2018 në liqenin e Comos, ku morën pjesë edhe të famshëm.

Misse dhe partneri i saj, morën pjesë në dasmë, ku ajo ndau një video prekëse për 239,000 ndjekësit e saj, me shkrimin: "Një dashuri magjike, urime për mikun tim më të mirë dhe vëllain tim. Unë ju dua të dyve deri në  Hënë dhe kthim. Një histori e vërtetë dashurie".

Sun Online kontaktoi përfaqësuesit e 29-vjeçares Missé për një koment.

Sipas një banori, policia u shpreh se vrasja ishte shumë profesionale dhe se çifti kishte dy fëmijë të vegjël, përfshirë një fëmijë të porsalindur.

Ata kishin kryer rinovime në shtëpi, gjatë vitit të kaluar pasi u transferuan në Londër.

Ajo lindi së fundmi. Ai u qëllua në pragun e derës së tij. Ishte brenda kangjellave në oborr. Gruaja ishte shtrirë atje dhe bërtiste me pallton në krahë. Ai ende po merrte frymë, ku disa nga fqinjët shkuan atje për të provuar dhe ndihmuar. Disa infermiere, dhe aty ishte edhe një mjek që po përpiqej të shtrëngonte plagët, por ishte qëlluar në qafë dhe pjes ëtë tjera të trupit. Dikush tha se ai ishte qëlluar edhe në stomak. Një fqinj po mbante kokën duke biseduar me të, duke e bërë atë që të vazhdonte të merrte frymë. Ishte akoma gjallë kur mbërriti ambulanca”, u shpreh një fqinj.

"Ata dukeshin një çift shumë i këndshëm. Një gjë që me të vërtetë më tërhoqi vëmendjen është që ata e blenë këtë shtëpi rreth një vit më parë dhe ata e rinovuan pastaj”, u shpreh një banor që jetonte aty pranë.

Julian Stratton, 51 vjeç, ishte në shtëpinë e prindërve të tij vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes në momentin e incidentit.

 "Ne jemi miq me një njeri që jeton përballë shtëpisë së Alex. Ai na tha që kishte një trokitje në derën e viktimës dhe më pas ai u përgjigj. Pastaj kishte pesë të shtëna me armë. Katër pasi u fut mbrapa me hapa, pastaj një pauzë para qëllimit përfundimtar.

"Të shtënat u dëgjuan nga shumë fqinjë, por duke qenë pragun e Krishtëlindjes, shumica e njerëzve menduan se ishin fishekzjarre, në fillim", u shpreh ai.

Ditën e sotme disa detektivë u panë me qese plot me prova të mbushura me sende nga shtëpia.

Sipas policisë, sulmi ndodhi në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme, ku shumë banorë ndjenë të shtënat me armë dhe dolën për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe më pas panë një person duke ikur në këmbë.

Alex është viktima e150-të e vrasjeve në Londër për këtë vit, më e larta në më shumë se një dekadë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari: 27/12/2019 13:43

    Gazetat suedeze e quajn kriminel...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët