DETAJET e vizitës së parë të Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër, nga lulet e 'Kosovës' në takimin me Ramën, te 'shqiponja' nga Basha

DETAJET e vizitës së parë të Albin Kurtit në Tiranë si kryeministër, nga lulet e 'Kosovës' në takimin me Ramën, te 'shqiponja' nga Basha

TIRANË - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka përmbledhur me një galeri fotosh vizitën e tij të parë në Tiranën zyrtare, si kryetar i qeverisë. Pritja në Pallatin e Brigadave dhe takimi me kryeministrin Edi Rama çeli axhendën zyrtare, e cila u pasua nga vizita në presidencë, në kryesinë e Kuvendit dhe në selinë blu. Takimet, të cilat zgjatën më shumë nga sa Kurti e ksihte menduar, veçanërisht konferenca e përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, bënë që ai të anulojë takimin me kryebashkiakun Erion Veliaj, për shkak të axhendës së ngjedhur që e priste në Kosovë. 

Takimit kokë më kokë me kryeministrin Rama dhe më tej edhe me delegacionet, nuk i munguan detajet. Nga pala shqiptare ishte menduar me imtësi, deri tek lulet në mes të tryezës me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ndërkohë gjatë takimit me kryedemokratin Lulzim Basha ky i fundit i ka dhuruar shqiponjën dykrenare në një kornizë.

Kryeministri i Kosovës ka ndarë përshtypjet e tij nga axhenda e ngjeshur në Shqipëri përmes një postimi në Facebook, ku shpreh bindjen se mes dy shteteve shqiptarë do të lindë një bashkëpunim i ri, më intensiv në fusha jetike për të ndihmuar bashkëjetesën mes dy vendeve. "Bashkëpunimi ekonomik e arsimor janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri", thotë Kurti. Sipas tij, "dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë".

Në fund të marsit pritet që dy qeveritë të mblidhen në Shkodër për të konkretizuar këto pika, por edhe për të analizuar ecurinë e 77 marrëveshjeve të firmosura në mbledhjet e mëparshme të përbashkëta, kur nq krye të qeverisë së Kosovës kanë qenë Hashim Thaçi dhe më tej Ramush Haradinaj.

Takime të përzemërta e vëllazërore i cilësoi Kurti takimet me Metën. kryeparlamentarin Ruçi e liderin e opozitës joparlamentare, Lulzim Basha, të cilëve ai thotë se i shprehu "nevojën për ndihmë e mbështetje". Në një koment për paraardhësit, duke mos dashur të mohojë arritjet e së shkuarës, Albin Kurti tha se "jemi larg asaj çka dëshiron populli unë.  "Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë", përfundon Kurti postimin në rrjetet sociale.

Posti i plotë i Kurtit

Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.

E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.

U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.

Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.

Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit