Detajet/1 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit Shqipëria do ‘pushtohet’ nga mijëra trupa, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë dhe sistem raketash 

Detajet/1 ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit Shqipëria do ‘pushtohet’ nga mijëra trupa, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë dhe sistem raketash 

Foto ilustruese

Në 26 prill 2021, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake në historinë e shtetit, ndërsa trupat do të zbarkojnë disa ditë para. Në këtë stërvitje nën udhëheqjen e ushtrisë amerikane, ku do të demostrojë aftësitë ushtria shqiptare, do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake. Për lejimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake dhe lejimin e kalimit të trupave në territorin tonë, qeveria ka dërguar një projektligj të posaçëm për miratim në Kuvend. Ligji duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi para zgjedhjeve parlamentare. 

Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021, në Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone. Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë ka planifikuar të të dislokojë në vendin tonë përafërsisht 3100 efektivë për zhvillimin e stërvitjeve. 

Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për përgatitjen infrastrukturës logjistike për  ngritjen e kampeve fushore në të gjitha vendet e dislokimit dhe terrenet stërvitore të ofruara nga ushtria shqiptare. Ndërkaq, në stërvitje do të marrin pjesë 3.1 mijë trupa ushtarake, ndërsa mijëra të tjerë do të kalojnë nëpër territorin e Shqipërisë. Në stërvitje do të marrin pjesë forcave aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

E.M./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoni: 24/02/2021 19:25

    Ne fe te sames edhe amerikes ,se edhte e vertet se esht djalli i tokes ! ISHALL ZOTI E RRAFSHON SA ME SHPEJT , ESHTE E VERTET SE ZOTI PO E PARALAJMERON ME TSUNAME, TANI ISHALLA DO JETE HERA E FUNDIT DHE E RRAFSHON TOTALISHT. PO SI KA MUNDESI ME E VLERSUA AT LEGEN GJYGJTARI KU I MORI AI 100000000 KU I GJETI NE RRUGE KETE NUK PO SA KA TE TJERA TE PA DEKLARUARA AI LEGEN A NUK E DINE ATA AMERIKAN SE KU I MORI KY I POSHTER !NE DJADHE SHKOFTE SA ME SHPEJTE E GJITH AMERIKA ISHALLA SHKATERROHET TOTALISHT SI SHTET

    Përgjigju
  • Sindi: 24/02/2021 08:17

    Mafia po London atje dhe ata e zgjodhen mendoj we dhe komunizmin ata e lejuan 50 vjet ne shqiperi

    Përgjigju
  • Eropio: 23/02/2021 21:29

    Cfare “kodoshi”!! Jane te zgjuar ske cu thua, Hienat jane gati per te caplyer, ky sjell OTAN per stervitje. Hallall

    Përgjigju
  • Covid19: 23/02/2021 19:14

    Po si u lejokan 4000 veta + ne kohe covidiane??? Version 4.0 do shpikin kta ?

    Përgjigju
  • Tirona: 23/02/2021 19:07

    Mos u shqetesoni o shteta shqiptare se "Floriri" yne me cubat e Cepanit dhe te Kombinatit do t'na mbrojne nga agresori

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 23/02/2021 18:02

    Like Pordha do dali malit me pushke ne dore dhe nuk e dorzon floririn e krrabes.

    Përgjigju
  • LORA: 23/02/2021 17:13

    Eshte lajm i mire, per sigurine e garantuar te Shqiperise sone.

    Përgjigju
  • likja: 23/02/2021 17:10

    likja me salen do bejn lufte se kan humb zgjedhjet pranaj stervitje direkt me 26 prill

    Përgjigju
  • Lymi Tytut: 23/02/2021 13:36

    Koha perfekte per kete stervitje historike ! Menjehere pas dites se zgjedhjeve ! Pse ? Jo rastesi ! Komentoni Pse ? Lymi Tutit

    Përgjigju
    • Emigrant: 23/02/2021 17:42

      Pergjigjen do ta marresh nga topat e kanines gjeneral ha ha haaa

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Përfundon procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut