Plazhi i bregdetit të Semanit dhe Darëzezës çdo vit e më shumë po shkon drejt zhdukjes për shkak të fenomenit të erozionit detar. Banorët ankohen se për shkak të përparimit të përvitshëm të detit drejt tokës dhe brezit pyjor veç natyrës, po dëmtohen dhe bizneset e vogla lokale përgjatë zonës bregdetare.
Rëra kurative e bregdetit të Semanit çdo vit e më tepër po zhduket për shkak të fenomenit të erozionit ku deti përparon drejt tokës e pyllit duke marrë me vete gjithçka i del para.
E njëjta situatë shfaqet edhe në plazhin e Darëzezës ku për shkak të futjes së tokës rënore në det pylli i pishave dhe halorëve po shkon drejt shkatërrimit.
Në bregdetin e Semanit deti merr me vete mbi 15-20 metra toke rënore çdo vit ndërsa të dëmtuara kanë mbetur dhe lokalet e ndërtuara me dru gjatë sezonin turistik, për të cilën banorët thonë se është një femomen i pandalshëm për të cilën nuk janë marrë masa ndër vite.
“Këtu para 30 vitesh ka qene deti mbi 800 metra larg. Për vit merr mbi 20-30 metra. Ka pasa gabina plazhi pushonin njerëzit argëtoheshin. Duke ardhur e duke u shkatërruar vit për vit”, shprehet një banore.
Ka mbi 3 dekada kjo kullë, e cila ka qenë e plazhit të vjetër tanimë është futur në det .
“Kjo kulla që duket këtu ka qenë e plazhit të vjetër është bërë në vitet ’90. Pas 30 vitesh kjo ka hyrë 150 metra brenda”, thotë kryeplaku i fshatit Tonin Cala.
Erozioni detar pritet të rritet në vitet në vazhdim dhe për shkak të afrimit të detit zonat e ulëta janë ato më të rrezikuara nga dëmtimi I argjinaturave mbrojtëse.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
75%
-
Opozitës
0%
-
Konsensual
25%
Vota total: 40
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Diva – Divine – Divjakë
24 Maj, 16:26
-
Në këmbë në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën tragjikisht 50 vjecari, përplaset nga makina! Ndalohet shoferi 19-vjeçar (VIDEO)
22 Maj, 15:29
-
Arrestohet 36-vjeçari në Fier, përndiqte vazhdimisht të miturën 17 vjeçe
22 Maj, 12:28
-
Merr flakë në ecje ruloti në aksin Levan- Tepelenë, nuk ka të lënduar
21 Maj, 22:19
-
Spektakël e garë hipizmi, çelet sezoni turistik në Darzezë të Fierit
21 Maj, 16:10
-
‘Ura që do lidh plazhin e Semanit me Darzezën gati për 4 muaj’, Rama shkëmben batuta me kryeplakun ‘pasionant’ të zonës
21 Maj, 11:09
-
Nxënësit e Patosit projekt shkencor për NASA-n, shkencëtaret Zalli mbështesin talentet e reja
20 Maj, 21:35
-
Përplasi për vdekje 67-vjeçari me motor në aksin Fier-Seman, braktis ‘Audin’ që ra në kanal shoferi, në kërkim nga policia
20 Maj, 19:38
-
Aksident në aksin Fier-Levan, përplasen 2 makina! Lëndohen drejtuesit e mjeteve, dërgohen me urgjencë në spital
20 Maj, 07:34
-
‘Art trashëgimi’, ekspozohen 74 punime artistike në Apoloni! Parku i Apolonisë, destinacioni i preferuar i të huajve
19 Maj, 21:46
-
Punëtorët e inceneratorit në Fier ngrihen sërish në protestë për pagat, kërcënojnë me grevë urie: Na kanë gënjyer, dje na mbyllën telefonat
19 Maj, 09:09
-
DOSJA 'Plumbi i Artë'/ Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj zbërthejnë vrasjet nga 8 grupe kriminale në një dekadë! 32 urdhër-arreste, 18 të arrestuar, 14 në kërkim
19 Maj, 08:26