Deti përpin 200 metra në bregun e detit në Lezhë (VIDEO)

LEZHE-Në Kune Vain deti vijon të përparojë drejt tokës duke marrë edhe më shumë hapësira në këtë plazh. Para dy vitesh kjo zonë përreth grykëderdhjes së Drinit në Kune-Vain shfrytëzohej për plazh. Por tashmë sipërfaqja e rërës nuk ekziston më. Ajo është përpirë nga deti i cili që nga viti 2009 deti sot ka avancuar 200 metra në drejtim të tokës.

Specialisti i Mjedisit Jak Gjini thotë se erozioni detar në Kune Vain është mjaft agresiv, ndërsa tregon edhe shkaqet e këtij fenomeni.

"Zona është shumë e brishtë dhe po tjetërsohet cdo ditë dhe në një kohë që në dy dekadat e fundit janë bërë katër përmbytje në Kune Vain. Në 10 vitet e fundit deti ka avancuar 200 metra, pra 20 metra në vit, një erozion agresiv. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të ndërhyrjeve jo të studiuara" tha Jak Gjini.

Alarmi për shkatërrimin Kune-Vainit nga erozioni detar është dhënë prej vitesh, ndërsa nuk do të jetë e largët dita kur kjo perle natyrore nuk do të ekzistojë më nëse nuk do të merren masa nga organet përgjegjëse.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fiti: 23/09/2019 11:09

    Duhen vendosur gure qe deti te mos haje toke.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar