Dha dorëheqjen nga kreu i LSI-së në njësinë 11 në Laprakë, Gentian Arapi jep arsyet e largimit: I zhgënjyer nga arroganca

Dha dorëheqjen nga kreu i LSI-së në njësinë 11 në Laprakë, Gentian Arapi jep arsyet e largimit: I zhgënjyer nga arroganca

Gentian Arapi

Pas dorëheqjes si kryetar i LSI në Njësinë 11 në Laprakë dhe largimit nga strukturat e kësaj forcë politike për tu bashkuar me Partinë Socialiste të Shqipërisë, Gentian Arapi ka shpjeguar dhe motivet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Përmes një postimi në Facebook, Arapi shprehet i zhgënjyer nga arroganca me të cilën i është shpërblyer e gjithë puna dhe kontributi i tij në krye të degës së LSI Laprakë.

Postimi i plotë i Gentian Arapit:

Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti. I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti. Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem dorraci: 21/11/2020 15:39

    I ka hedh ndonje kock PS me duket.keshtu do beja dhe une po te me jepej mundsia po mua s.me qasin ne PS se e dine ca muti jam

    Përgjigju
  • E M: 21/11/2020 13:51

    KY ESHTE KRYE R.....

    Përgjigju
  • XXXX: 21/11/2020 12:46

    Filluan dallaverexhinjte e lsi te hidhen nga dega ne dege. Sa iken interesi ikin dhe legenat.

    Përgjigju
  • tosi: 21/11/2020 12:40

    Ke bere zgjedhjen e duhur or djale se Nafije dybeku hundekali i leshelise e ka marre rrugen e mutit, as 0.01% mbeshtetje nuk ka me ne publik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë