Dhe 3 ditë afat, rivlerësohen 58 mijë pasuri të paluajtshme! Kryeson Tirana, s’ka interes në Has, Tropojë e Kolonjë

Teksa kanë mbetur dhe vetëm tre ditë për të përfunduar afati i rivlerësimit që ka nisur prej vitit të kaluar (përfundon në 30 shtator 2021 pas 2 shtyrjesh), duket se objektivat fillestare janë kapërcyer. Janë mbi 58 mijë rivlerësime të kryera që prej janarit të 2020, ndërkohë që synimi i këtij ligji ishte për të rivlerësuar rreth 50 mijë pasuri të paluajtshme, si: prona, shtëpi apo biznese.

Sipas të dhënave të siguruara pranë Kadastrës vërehet se interesi më i lartë për rivlerësim ka qenë në Tiranë dhe në Durrës. Konkretisht në Tiranë janë bërë  21.428 rivlerësime për të cilat është kryer edhe pagesa e nevojshme.

Më pas vjen qyteti i Durrësit me 6768 rivlerësime të kryera në total deri më tani. Për të vijuar me Elbasanin, Fierin, Sarandën, Shkodrën dhe Fierin me 13.069 rivlerësime të kryera gjithsej. Ndërkohë më pak interes për këtë proces kanë shfaqur Hasi, Tropoja dhe Kolonja.

Rivlerësimi, një proces që përafron vlerën e pasurisë me çmimin aktual të tregut, bëhet vullnetarisht nga qytetarët, duke iu krijuar mundësinë që tatimi që i paguhet shtetit në rast të një shitjeje, të jetë shumë më i vogël.

Personat e interesuar për të bërë rivlerësimin e pronës së tyre paguajnë si tatim 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht.

Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor në momentin e shitjes ai nuk paguan më këtë vlerë por vetëm 600 euro, sepse tatimi që paguan pas rivlerësimit zbret në 3%.

Ky është rivlerësimi i tretë që po bëhet pasi në vitin 2011-2013 u rivlerësuan 95 mijë banesa ndërsa ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017, për 63 mijë pasuri.

1-rivlerësime në total

Janar 2020-Shtator 2021           58.042 rivlerësime

Objektivi i ligjit                         50 mijë rivlerësime

 

2- Rivlerësime të kryera

3252  ELBASAN

2229  FIER

2343  SARANDË

2166  SHKODËR

3079  VLORË

3- Rivlerësime të kryera

70       TROPOJË

76       KOLONJË

27       HAS

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore