Dhe dy ditë afat, ende asnjë kandidaturë për kreun e SPAK-ut(VIDEO)

Kur kanë mbetur edhe dy ditë që prokurorët anëtarë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK të garojnë për të qenë në krye të këtij institucioni, pranë KLP-së ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë. Në mbledhjen e datës 25 Nëntor Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili miratoi edhe listën me emrat e 8 prokurorëve anëtarë të SPAK, caktoi që data 10 Dhjetor të jetë afati i fundit që garuesit të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë këtij institucioni.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, ku prokurorët garues do t’i nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin edhe platformën e tyre. Një nga prioritetet që ka drejtuesi i SPAK, me marrjen e detyrës, pritet që të zgjedhë edhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturë kjo e cila do të jetë e varur nga SPAK-u, në hetimin e dosjeve të bujshme, e kryesisht ato që kanë të bëjnë me vepra të rënda penale, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, një tjetër prioritet që ka për detyrë SPAK, është edhe izolimi që do t’u bëhet të burgosurve me rrezikshmëri të lartë në kuadër të sistemit “41 Bis”. Ashtu siç e shikon edhe ligji, drejtuesi i SPAK duhet të hartojë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do të izolohen në burgjet shqiptare. Mësohet se lista përmban të paktën 270 emra, të cilat janë persona jo vetëm të dënuar me vendim të formës së prerë, por edhe ata të hetuar për një sërë veprash të rënda penale.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion pritet të nisë nga puna më 19 Dhjetor, datë kjo kur anëtarët e kësaj strukture do të bëjnë edhe betimin e tyre pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Por, me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe, vepra penale si krimet në familje apo edhe gjobvëniet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës