Dhimbje për ikjen e një legjende/ Italia nderon Maradonën, ndalet në minutën e 10 Seria A (VIDEO)

Seria A italiane do të nderojë kampionin argjentinas Diego Armando Maradona në një mënyrë të veçantë gjatë ndeshjeve të javës së 9 duke mbajtur një minutë heshtje në çdo stadium të serisë A në minutën e 10.

Gjatë kohë së nxehjes së skuadrave në ekranin e madh të stadiumit do të transmetohet video e famshme e Maradonës që jepte spektakël me topin përpara një ndeshje të kupave të Evropës kundër Bayernit të Mynihut me muzikën në sfond.

Të gjithë lojtarët e serisë A do të zbresin në fushë me një shirit të zi në krahun e majtë.

Përpara fishkëllimës së arbitrit të gjithë lojtarët do të mblidhen në rrethin e mesit të fushës dhe do të mbajnë një minutë heshtje.

Ndërkohë në ekranin e madh në stadium do të qëndrojë imazhi i Maradonës.

Ndërkohë në minutën e 10 të çdo ndeshje të serisë a të javës së 9 do të mbahet një minutë heshtje, e fundit në nder të kampionit argjentinas.

Sot u mbajt edhe funerali i Maradonës  në mënyrë private, ndërkohë që jashtë stadiumit qëndronin mijëra adhurues të kampionit ku për ti ndalur ishin rreshtuar 200 policë.

Një ditë më parë në stadiumin e Napolit mijëra tifozë të kësaj skuadre nderonin kampionin me këngën e tij të famshme

Komuna e Napolit vendosi që stadiumi i këtij qyteti të quhet Diego Armando Maradona.  Emrin e Maradonës di i vendoset edhe një sheshi e një statuje që do të ndërtohet së shpejti.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin