Dhjetëra çifte në dyert e gjykatës në Elbasan! Psikologia: Dhuna në familje dhe divorcet cenojnë fëmijët

Numri i divorceve në qarkun e Elbasanit është gjithnjë në rritje, për faktorë të ndryshëm ku nuk përjashtohet dhuna në familje. Gjatë vitit 2023 në Elbasan janë divorcuar 335 çifte.

Po si ndikon ndarja e prindërve tek fëmijët?

"Kur ka zgjidhje martese me konflikte e rëndon gjendjen emocionale të fëmijëve. Dhuna në familje i cenon fëmijët. Shohin si funksion dhe e shprehin me gjuhën e tyre atë çka kanë parë. Ka shumë çifte që ndahen për çështje ekonomike dhe i adresojnë problemet në sytë të fëmijëve. Pra kur zgjidhja e martesës është me konflikt, fëmija është konfuz dhe i ngarkuar emocionalisht", tha psikologia Eriona Hoxha.

Psikologia Eriona Hoxha tregon se në shumë raste hasin vështirësi në caktimin e kujdestarisë së fëmijëve për çiftet që janë në proces divorci.

“Momenti më i vështirë është për fëmijët 10 vjeç e lart sepse duhet të dalin para gjykatës dhe te pyeten se me cilin prind do të qëndrosh, sepse ligji ua njeh këtë gjë, por ata e kanë të vështirë zgjedhjen. Më vjen keq ta them por në këto raste, ne si profesionist zgjedhim prindin më pak të dhunshëm. Kemi asistuar raste kur dy prindërit kanë qenë të dhunshëm. Mekanizmat nuk funksionojnë mirë në shtetin tonë, ndaj jemi të detyruar t’ia lënë njërit prind më pak të dhunshëm deri në momentin që s’kemi ndërhyrje nga shërbimi social”, tha Hoxha.

Psikologia këshillon çiftet që janë aktualisht në proces divorci të tregohen të kujdesshëm dhe tu lënë fëmijëve të kuptojnë se nuk janë ata shkaktare të ndarjes.

“Ka prindër që thonë se kemi qene mire para se të bëheshim me fëmijë. Ndaj ka fëmijë që nuk duan ta pranojnë divorcin. Një dukuri tjetër është rënia në mësime. Në momentin që bien nga mësimet, kuptojmë se ka diçka që nuk shkon. Ka fëmijë që zgjedhin të jenë me njërin prind, pikërisht nga debatet e të rriturve”, tha ajo.

Këtë fillim viti rezulton se 265 çifte janë aktualisht në proces divorci në gjykatën e Elbasanit, 4 kërkesa janë refuzuar dhe 108 kërkesa janë pushuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor