Dhjetëra hektarë tokë të përmbytura në Lezhë shkaktojnë dëme në bujqësi, fermerët: Mbjellim, por nuk korrim

Në pamje nuk po shihni një liqen, por është Fusha e Torovicës në Lezhë.

Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprere prej dy ditësh, dhjetëra hektarë tokë bujqësore ndodhen nën pushtetin e ujit.

Përmbytja po dëmton të mbjellat e dimrit, ndërsa fermerët thonë se kjo situatë është e vazhdueshme sa herë ka reshje të dendura shiu.

"Është e mbytur komplet, po bën dëm shumë se na ka përmbyt grurin e jonxhën. Grurin e shkatërron, se uji i kalb prodhimet. Me mbjell e mos me korrë!, i thonë një fjale", shprehen banorët.

Ndërkohë referuar të dhënave të Bashkisë Lezhë vetëm gjatë këtij viti janë hapur 120 km kanale kulluese të dyta dhe të treta përfshire dhe Torovicën, por reshjet e fundit treguan se kjo ndërhyrje nuk ka qenë e mjaftueshme.

Pavarësisht rëndësisë që ka kjo tokë bujqësore në njësinë administrative Balldren të Lezhës, me rreth 1 mijë familje, përmbytjet sjellin humbje të mëdha, ndaj ka rënë interesi i fermerëve për të punuar në sektorin e bujqësisë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Përçarja e PD mes Berishës dhe Bashës, mendoni se garanton fitoren e PS në 6 bashkitë?



×

Lajmi i fundit

John

59-vjeçari u rrëzua nga lartësia teksa po punonte dhe ndërroi jetë, arrestohet inxhinieri në Tiranë