Punonjësit e Aeroportit në Itali në grevë! Vonohet avioni, dhjetëra qytetarë presin me orë të tëra, denoncimi në Report Tv: Kemi që në mëngjes këtu, s'kemi asnjë përgjigje

Një situatë kaotike është regjistruar pasditen e sotme, ku dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Itali, për shkak të vonesës së avionit të linjës 'Air Albania'. Shkak për këtë është bërë greva e punonjësve të aeroportit në Itali. 

Denoncimin në Report Tv e ka bërë një qytetarë e cila thotë se ka që prej mëngjesit, nga ku ka mbërritur tranzit nga Londra në Itali, që presin në aeroport, ndërkohë që nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me arsyet e kësaj vonesë. Ajo thotë se aty ka edhe qytetarë të sëmurë, ndërkohë që presin të vijnë në Shqipëri, por nuk kanë asnjë përgjigje zyrtare nga kompania e fluturimit.

'Jemi këtu që në mëngjes s'kemi përgjigje pse avioni është vonuar kemi ardhur nga londra që në 9. Janë të gjithë njerëzit dhe ka edhe të sëmurë. Presupozohet që avioni të nisej që në  4 dhe e kanë shtyrë që në 12 të natës. S'ka asnjë përgjigje. Janë me mijëra njerëz që rrinë të presin të vijnë në Shqipëri, me fëmijë të sëmurë.'- u shpreh qytetarja për Report Tv.

Qytetarët

Fluturimi i anulluar

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento

Komente

  • Zen: 27/07/2021 06:36

    Mijera njerez ???????

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Italia i përgjigjet thirrjes së Biden/ Draghi: Do të dhurojmë edhe 30 milionë doza të vaksinës anti-COVID