Dhjetori hyn me tërmet, sizmologu për Report Tv: 1330 lëkundje pas 26 nëntorit, por s'ka arsye për panik(VIDEO)

Dhjetori ka hyrë me lëkundje të reja tërmeti, të cilat nuk janë ndalur që më 26 nëntor, ku një goditje e fortë 6.4 rihter goditi Shqipërinë. Lëkundja e fundit është regjistruar në orën 12:42 me epiqendër qytetin e Durrësit. Kjo lëkundja ka qenë me magnitudë 4.0 të shkallës rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km. Kjo lëkundje është ndjerë në disa qytete përfshirë edhe Tiranën. Lëkundjet vijojnë që të shkaktojë frikë te qytetarët, megjithatë intensiteti i këtyre lëkundjeve është në rënie ndërsa  sipas sizmologëve këto pasgoditje të tërmetit të rënë më 26 nëntor janë normale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
1330 lëkundje pas tërmetit të 26 nëntorit, Eksperti: Nuk ka arsye për panik, janë drejt shuarjes

1330 lëkundje sizmike janë regjistruar pas tërmetit 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit 2019, ndërsa për ReportTv, Ismail Hoxha eksperti sizmiologjisë shprehet se ska arsye për panik por duhet ruajtur qetësia.

Report Tv ditën e sotme ka qenë në ambientet e brendshme të laboratorit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, ku ka parë nga afër se si funksionon ky laborator dhe se si maten tërmetet.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka kryer një intervistë me punonjësit e IGJEUM, të cilët kanë thënë se monitorimi i tërmeteve dhe pajisjet për këtë janë shpërndarë në të gjithë vendin.

Ndërkohë aparaturat e IGJEUM kanë arritur të kapin edhe lëkundjen e fundit sizmike që u regjistrua teksa kamera e Report Tv ishte prezente.

Kjo lëkundje ishte me epiqendër pranë Krujës dhe me magnitudë 2.9. Ndërkohë lëkundja e mëngjesit u regjistrua në Kepin e Rodonit. Deri më tani janë shënuar në total 1330 lëkundje që nga tërmeti i së martës.

Ndërkohë punonjësi i IGJEUM, Ismail Hoxha është shprehur se në Shqipëri nuk është bërë një hartë sizmologjike prej kohësh dhe se prej 40 vjetësh nuk kishim një tërmet të këtyre përmasave që goditi më 26 nëntor.

Shqipëria sipas Hoxhës ndodhet në një zonë sizmike të lartë kjo edhe për shkak të pllakës së Adriatikut, një ndër 7 pllakat sizmike më të larta në botë.

Aksinometria e termetit 6.4 ballë nuk është transmetuar në qendër pasi stacioni i  Durrësit nuk ka bateri dhe shkëputja energjisë e beri të pamundur.

Ndalur tek stacionet sizmike rezulton se në të gjitha qytetet ka nevojë për investime, pasi për shkak të mungesës së sistemit të baterisë së matjeve aksionometrike në termetin 6.4 ballë në Durrës nuk është ruajtur për nevoja studimi.

Eksperti sizmiologjisë bën apel që në shkolla dhe kurrikula të flitet më tepër për tërmetin pasi njerëzit duhet të mësohen me këtë realitet që do të na shoqërojë gjatë.

Hoxha bën apel se institucionet shtetërore duhet të marrin masa pasi harta e rrezikut sizmik daton 40 vite më parë dhe duhet ribërë e reja.

Ndër të tjera, tha se nëse tërmeti do të kishte rënë në vitin 2000 do të kishte shumë pak dëme. Ai këtë e lidh me bumin e ndërtimeve pas viteve 2000, ku shumë prej tyre kanë qenë abuzive.

Pjesë nga intervista:

Gazetari Arsen Rusta: Sa ishte lëkundja e fundit që ra në kohën kur ne ishim këtu?

Stafi i IGJEUM: "Tërmeti i fundit ishte 2.9 i shkallës Rihter. Epiqendra ishte në rrethin e Krujës. Sot ka pasur një aktivitet të mesëm sizmik në këtë zonë. Janë regjistruar 28 ngjarje. Më e madhja ka qenë në Kepin e Rodonit që ka qenë 4.2. Ngjarje janë rreth 1330, 200 të lokalizuara",  tha një pjesëtar i stafit.

Rusta: Si funksionon instituti?

"U bënë gati 40 vjet që nuk pati tërmete të forta. Instituti jonë është në kuadër të reformës të vitit 2007-2008. Kërkim shkencor duhet të jetë i integruar. Instituti më pas u konceptua për gjeo-risqet, tërmete e përmbytje. U investua 700 milion lek të vjetra. Faza e dytë u bë memorizimi i rrjetit." tha drejtuesi i IGJEUM Ismail Hoxha.

Rusta: Më thoni pak, ekranet lart, çfarë bëjnë, çfarë masin?

Hoxha: Dy ekranet përballë janë sizmogramet në kohë reale. Të tonat por edhe grekë, italianë dhe malazezë. Stacionet tona janë në tre rrjete, tërmetet e forta që janë këtu, rrjetin e lëkundjeve mesatare dhe GPS. Rrjetet e fundit i kemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Rrjeti punon, por kemi dy me defekt. Pjesa tjetër është me fibra interneti vjen më i mirë."

Rusta: Tani në cilat stacione nuk punojnë?

Ismaili: Pa stacion monitorimit kemi Sarandën, Bajram Currin dhe Leskovikun. Por informohemi nga vendet e tjera. Nga fqinjët.

Rusta: Pra nuk kemi informimi?

Ismaili: Kemi nga fqinjët.

Rusta: Nëse tërmeti do kishte para vitit 2000 demet me të pakta?

Ismaili: Nëse do të kishte ndodh atëherë, për shkak të ndërtimit masiv. Lëvizjet e popullsisë. Tërmeti do të kishte dhënë sinjal dhe do të kishin qenë më të vëmendshëm në standardet e ndërtimit.

Rusta: Keni folur dhe nuk ju kanë dëgjuar?

Ismaili: Ideja është se s'dihet kur bie tërmeti. Sot kalohet edhe në panik. Tani kërkohen standarde të larta.

Foto nga laboratori i IGJEUM-it
Ora 13:15
Pasgoditjet e tërmetit, sizmologu Ormeni: Është e nevojshme që energjia të çlirohet, nuk ka vend fare për panik (VIDEO)

Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu, Rrapo Ormeni ka bërë me dije se lëkundjet e fundit që po ndihen në zonën e Durrësit dhe në qarqet e tjera përreth është një proces normal pasi është e nevojshme që energjia të çlirohet.

Ormeni ndër të tjera ka deklaruar se të gjitha pasgoditjet kanë pasur një trend në ulje dhe kjo nuk ka asnjë vend për panik.

"Siç kemi theksuar gjatë ditëve në vijim, kanë rënë shumë pasgoditje, 1300 të tilla që nga data 26. Duhet pasur parasysh, ata që janë të dallueshëm, 3 lëkundje kanë qenë mbi 5 rihter , 25 mbi 4 rihter , 130 mbi 3, ndërsa të tjerët nuk ndihen por regjistrohen nga aparaturat. Që nga mbrëmë kemi patur të tjera pasgoditje. Është diçka normale, që energjia të çlirohet. Te kemi 4.5 dhe madje edhe 5. Kjo tregon se energjia po çlirohet nga zona sizmike. Është e nevojshme të kemi çlirim energjie dhe pasgoditje. Nuk ka vend për panik. Sigurish as në zonën e Durrësit. Në Tiranë ai vjen një ose 1.5 shkallë më e vogël. Kjo nuk shkakton dëme vetëm tek banesat që janë dëmtuar rëndë. Kjo është normale  të çlirohet energjia. Është një proces normal, njerëzit duhet ta dinë se energjia duhet të çlirohet. Populli besoj është bërë i vetëdijshëm se kanë rënë disa pas goditje dhe nuk kanë bërë pasoja. Ka pasur vite që nuk binin tërmete. Kjo gjë është normale. Tërmeti i shtatorit pati pasgoditje rreth një muaj e ca. Ishin të lehta. shpeshtia po vjen duke u zvogëluar edhe magnituda e tyre. Trendi i tyre do të jetë gjithmonë në rënie. Nuk kanë asnjë lloj efekti." tha Ormeni.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'