Dhjetoristët si drejtuesit e UÇK

Dhjetoristët si drejtuesit e UÇK

Tranzicioni në Shqipëri ishte një proces i pandalshëm, ashtu si dhe rënia e regjimit. Ngjarjet e Rënies së Perdes së Berlinit, reformat e dështuara të Gorbaçov, protagonizmi i Jelsin, ngjarjet e Rumanisë e po ashtu kalbëzimi i sistemit ekonomik dhe politik të Shqipërisë e bënin fakt të kryer rënien e Regjimit dhe ardhjen e pluralizmit!

Ngjarjet e '90, ashtu si te gjitha ngjarjet e atyre dimensioneve kanë heronjtë e tyre, protagonistët e tyre. Po sa rëndësi kanë këta protagonistë në ngjarjet e 90? A kane merituar për shkak të protagonizmit të atyre ngjarjeve privilegje e pushtet për 30 vjet? A kanë merituar të konsiderohen të përjetshëm dhe protagonistët të paprekshëm?

Së pari, me këtë analizë nuk kam asnjë qëllim për pushtet apo karrierë brenda PD, por dua kjo e fundit të ketë peshën dhe rolin që i takon në sistemin politik shqiptar.
1. Ngjarje të tilla kanë efektin rastësi. Kjo nënkupton, mirë apo keq, se ai brez kishte në shpatulla protagonizmin apo sakrificën. Është njësoj sikur të thotë një shqiptar i Kosovës: po të isha në moshë madhore në kohën e luftës do të isha ne vendin e Thaçit! Pra, rastësia në kohë në hapësirë ka qenë përcaktues në krijimin e një elite politike, e cila, mbi bazën e pjesëmarrjes në ato ngjarje ka justifikuar 30-vjet pushtet e privilegje.
2. A abuzuan me rastësinë Dhjetoristët? Jo çdo protagonist i atyre viteve e përdori rastësinë për pushtet e privilegje personale. Disa ishin idealistë e as nuk përfituan e as nuk kërkuan të përfitonin. Disa të tjerë, ndoshta, me kontribute shumë më të vogla kuptuan peshën e atyre ngjarjeve dhe u sollën si protagonistë, për të pasur pushtet apo përfitime personale. Këta të dytët janë njëlloj si drejtuesit e UÇK, që disa prej tyre thonë, për shkak të angazhimit e sakrificës e privatizua Kosovën, duke e kthyer në pronë private me justifikimin e sjelljes së lirisë.
3. Dhjetoristët i kanë bërë më shumë të mira apo të këqija PD dhe Shqipërisë? Mund të themi po, sepse me të vërtetë ata e sollën për pak kohë pluralizmin, por më pas e privatizuan dhe mbajtën të brishtë demokracinë shqiptare. Penguan rotacionet e elitave, reformimin e PD dhe hapjen e saj në një parti që ec me sfidat e kohës.
4. Dhjetoristët janë mitizuar aq shumë sa mund të themi se janë shenjtëruar, duke u konsideruar të paprekshëm dhe po ashtu të pazëvendësueshëm. Kjo po pengon hapjen e PD e për pasojë edhe reformimin e demokracisë shqiptare. 

Nëse nuk largohen Dhjetoristët, dhe ata që në vitet e para të proceseve demokratike iu ngjitën si rrollëze PD, që e korrën afërsisht edhe ata gati 30 vjet me plot privilegje e poste të pa merituar e pa dhënë asgjë, që u bënë dikush, pas 30 vitesh privilegje, dera e PD do të jetë e mbyllur me shul të madh për brezat e rinj!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë