Dhoma Amerikane e Tregtisë: 'Duty Free' u pengua të investojë, duhet reformë e thellë për klimën e biznesit! (VIDEO)

Një reformë e thellë për të përmirësuar klimën e biznesit është pika kyçe që i nevojitet Shqipërisë për të përthithur më shumë investime të huaja. Kështu u shpreh në një konferencë për media Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaco, teksa shtoi se duhet të luftohen korrupsioni dhe burokracia. Jaco ka sjellë në vëmendje rastin e kompanisë amerikane International Cruise 'Duty Free' e cila ka fituar tenderin për të shfrytëzuar ambientet e dyqaneve 'Duty Free' në Aeroportin e Rinasit, por tashmë ndodhet në gjyq me kompaninë Albania Duty Free Distribution dhe ende nuk i ka marrë në zotërim ambientet. Sipas tij, kjo kompani u pengua të investojë nga burokracitë dhe korrupsioni.

“Korrupsioni pengon seriozisht investimet e huaja në Shqipëri pasi është i përhapur. Rasti i fundit është ai i Duty Free, ku u dëmtuam nga burokracitë. Kompania International Cruise Duty Free ka marr pjesë në tender me Aeroportin e Rinasit dhe ka fituar, planifikon të investojë 3 milionë dollarë dhe sot ndeshet me çështje ligjore që s'kanë lidhje me biznesin e tij. Ky është rasti specifik kur dikush ka dashur të investojë dhe është penguar", shprehet Jaco.

Jaco thekson se kompania në fjalë mund ta çojë çështjen në arbitrazh dhe në shumë raste çështje të tilla janë humbur nga Shqipëria. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka listuar edhe një sërë shqetësimesh të tjera me të cilat përballen sot investitorët, siç janë ndryshimet e shpeshta të taksave apo çështja e pazgjidhur e pronave.

" Kemi pasur edhe sukses por edhe vështirësi. Është konsultimi publik, pasi ligji për konsultimin publik nuk respektohet. Ligji i detyron që të njoftojnë për çdo ligj 20 ditë më para, nga analizat tona nuk është respektuar. Asnjëherë nuk është përmbushur niveli minimal dhe nuk na ka lënë kohë të japim mendimin e duhur për shumë ligje. Ky mosrespektim ka efekte negative në besimin e biznesit. Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të marrë një rol më të madh për këtë rol.Klima e investimeve, të gjithë i kuptojmë rëndësinë e investimeve, pasi krijojnë mundësi punësimi, rrisin konkurencën sjellin të ardhura. Shqipëria ka tani më shumë nevojë për projekte, pasi TAP dhe Devoll po mbaron dhe duhen zëvendësuar për të mbajtur ekonominë aty ku ka qenë.  Gjatë vitit 2020 do të ndikohen shpenzimet e konsumatorit për shkak të të ardhurave të ulta në 3 mujorin e fundit.  Shqipëria me SHBA ka një bilanc tregtar 100 milionë dollar shumë nivel i ulët. Ndërsa me Maqedoninë e Veriut, bilanci është 230 milionë dollarë shimë më i lartë edhe pse është një ekonomi më e vogël se Shqipëria. Ballkani Perëndimor po bëhet rajon interesant për investitorët e mëdhenj. Si performon Shqipëria me vendet e rajonit? Kjo është pyetja më e madhe. Shqipëria renditet e 82 në raportin e Doing Bisness, dhe të gjithë fqinjët janë më lart se Shqipëria për biznes. Mali i Zi në vendin e 17. Duhet reformë e thellë për klimën e investimve, për të përmirësuar situatën.  Shqipëria ka potencial, është vend i favorshëm gjeopolitik, është vend i NATO ofron siguri ,  ka marrëdhënie me SHBA, kemi popullsi të re, kemi fuqi puntore të re më të mirën ne rajon. Ne kemi kushte unike për ta bërë Shqipërine Lider në rajon. Prandaj duhet përmirësuar klima e biznesit." tha Jaco.

Ndër të tjera Jaco është shprehur se problem gjithashtu është edhe zbatimi i ligjit të konsultimit publik, i cili sipas tij nuk është respektuar. Por Dhoma Amerikane vlerëson se Shqipëria ka kapacitete të jashtëzakonshme zhvillimi si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe në fuqinë punëtore, mjafton që të rregullohet klima e biznesit. Pas kësaj deklarate ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha i cili theksoi se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja dhe se po i vjedh të ardhmen vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë

GOLAT/ Humbje 'e ëmbël', Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! 'Zonja' është finaliste e Kupës së Italisë