Raporti/Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ka rënë besimi i biznesit, duhet dialog! Fenomenet gërryese po mbajnë peng përparimin e vendit! Kim: Sundimi i ligjit do përthith investimet amerikane

Raporti/Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ka rënë besimi i biznesit, duhet dialog! Fenomenet gërryese po mbajnë peng përparimin e vendit!  Kim: Sundimi i ligjit do përthith investimet amerikane

Enio Jaçe dhe Yuri Kim

Shqipëria ka ende punë për të bërë për të përmirësuar klimën e biznesit. Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të Biznesit për 2021, shprehet se vendi ka ende sfida për të kapërcyer dhe se dinamika e zhvillimeve nuk lë më kokë për reflektim, por duhet aksion i përbashkët i të gjithë aktorëve kundër fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë.

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço theksoi se për kthimin e besimit te bizneseve duhet dialog dhe Dhoma Amerikane ka pritshmëri të larta për gjetjen e mekanizmave te bashkëpunimit me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri.

“Shqipëria ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit! Bashkëpunim me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri është kritike për një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri. Rezultatet e Indeksit të Biznesit për vitin 2021 janë matës real që tregojnë se Shqipëria, ka ende sfida të mëdha për të kapërcyer me klimën e biznesit. Rritja me 71% e anëtarëve që morën pjesë në Index, më e larta që në krijimin e saj, tregon për rëndësinë që bizneset i japin terrenit ku ata operojnë dhe rregullave të lojës. Por rënia me 0.5 pikë nga një vit më parë dhe rënia në nivelin më të ulët që në fillimin e Indexit 9 vjet më parë dëshmon peshën e fenomeneve gërryese që vijojnë të mbajnë peng vendin drejt një përparimi më të shpejtë.

Dinamika e zhvillimeve por edhe perspektivës Europiane që Shqipëria synon, nuk lë më kohë për reflektim, por nxit rëndësinë e një aksioni të përbashkët. Në kthimin e besimit tek bizneset, duhet së pari, dialog dhe bashkëpunim konstruktiv me përgjegjësi të lartë. Dhoma Amerikane ka pritshmërinë e dialogut dhe gjetjes së mekanizmave te bashkëpunimit me Qeverinë e re dhe Parlamentin e ri për të krijuar një faqe të re në mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri”, shkruan Jaço.

Në lidhje me këtë raport, Yuri Kim theksoi se përthithja e investime amerikane do të vijë me sundimin e ligjit, pastrimin e gjykatave dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës, pasi vetëm në këtë mënyrë luftohet korrupsioni dhe forcohet besimi i bizneseve.

Edhe PD reagoi për raportin, ku tha se përkeqësimi i besimit të biznesit vjen si pasojë e korrupsionit dhe ekonomisë së centralizua që drejtohet nga monopoli dhe oligarkët.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri publikoi sot më 8 Shtator 2021 edicionin e 9-të të Indeksit të Biznesit, i njohur për perceptimin e klimës së Biznesit (2020-2021). Indeksi mat elementë të rëndësishme që ndikojnë klimën e biznesit, si politikat qeveritare, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe elementë që lidhen me ecurinë e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare. Anketimi i kompanive anëtare i mundëson AmCham-it të identifikojë dhe të masë sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe të punojë me administratën publike dhe aktorët e tjerë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

( Kliko këtu ) Raporti i Plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë për biznesin, Kim: Gjykatat e pastra dhe zgjidhje të çështjes së pronësisë do përthith investimet amerikane

1628066395_websiteKim1.jpg

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes sundimit të ligjit dhe bizneset, dhe po çaloi njëra nuk mund të jetë efikase tjetra. Duke shpërndarë raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për klimën e biznesit, diplomatja Kim shkuan se Shqipëria duhet të ketë gjykata të pastra, të luftojë korrupsionin dhe të zgjidh njëherë e mirë çështjen e pronave, në të kundërt klima e biznesit do të jetë problematike  dhe nuk do të ketë përthithje të investimeve të huaja, përfshirë ato amerikane.

“Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sundimit të ligjit dhe biznesit. Rregullat e qarta (përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë), gjykatat e pastra dhe ndjekja e vazhdueshme e korrupsionit do të tërheqin më shumë investime amerikane dhe do t'i japin më shumë shqiptarëve një goditje të drejtë drejt prosperitetit”, shkruan Kim.

Ora 14:23
Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Kriza e besimit nga biznesi pasojë e taksave të larta dhe ekonomisë së komanduar nga monopoli dhe oligarkët

1623236573_joridatabaku.jpg

Partia Demokratike ka komentuar raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë lidhur me uljen e besimit të bizneseve, duke thënë të kjo ndodh për faj të taksave të larta të qeverisë dhe krijimit të monopolit për oligarkët. Jorida Tabakut tha  kriza e besimit të bizneseve vjen si pasojë e ekonomisë së centralizuar të komanduar nga oligopolet dhe monopolet.  Kjo sipas Tabakut ka rritur numrin e të pakënaqurve dhe se e vetmja zgjidhje është ndryshimi i kursit të ndjekur.

 “Rënia më e madhe e besimit në ekonomi,  37.6 %  bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012. Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës. Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.

Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.

-     60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga qeveria. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.

-    Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.

33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.

-        Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.

Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.

Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen”, shkruan Tabaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria