Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, Gjykata e Apelit Tiranë: Shqetësuese! Të kryhen hetimet sa më shpejt! Të garantohet liria e fjalës

Dhuna ndaj gazetarit Adriatik Doçi, Gjykata e Apelit Tiranë: Shqetësuese! Të kryhen hetimet sa më shpejt! Të garantohet liria e fjalës

Gjykata e Apelit Tiranë

Gjykata e Apelit Tiranë ka shprehur shqetësim për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit investigativ të Report Tv Adriatik Doci nga një person që e goditi nga pas pranë banesës. Në një reagim, gjykata e Apelit thekson se duhet kryer sa më shpejt hetimet dhe ka besimin se organet kompetente do të cojnë para drejtësisë autorin.

Duke vënë theksin se askush nuk duhet të cënohet për lirinë e fjalës dhe të opinionit, në reagimin e gjykatës së Apelit Tiranë përmendet rëndësia e tolerancës për diversitet mendimi.

“E drejta e çdokujt për të shprehur lirisht mendimet dhe opinionet e veçanërisht, liria e gazetarëve për të shpërndarë ide dhe informacion, duhet të respektohet dhe garantohet. Gjykata e Apelit Tiranë shpreh shqetësim për lajmin lidhur me dhunën ndaj gazetarit Adriatik Doçi. Për të garantuar lirinë e medias, raste të tilla duhen hetuar shpejt, ndaj me besimin se organet kompetente do të përmbushin me korrektësi detyrën që u ngarkon ligji, le të shpresojmë se shoqëria jonë do të rrisë ndërgjegjësimin dhe frymën e tolerancës për diversitetin e mendimit”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

Gazetari i investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, u dhunua për shkak të detyrës ditën e djeshme nga persona ende të paidentifikuar. Gazetari është ndjekur nga disa persona dhe është goditur nga pas me sende të forta, shumë pranë banesës së tij, në rrugën Pashko Vasa në Tiranë. Gjendja shëndetësore e Adriatik Doçit fatmirësisht është e mirë, ndërkohë që gazetari u paraqit në polici ku dhe denoncoi me detaje aktin e dhunës ndaj tij.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin