Dhuna ndaj grave, drejtësisë i kërkohet përgjegjshmëri! Çela: Prokurorët të vlerësojnë e të hetojnë çdo të dhënë

Rritja e rasteve të dhunës në familje, duhe të ketë si kundërpërgjigje një qëndrim më të ashpër nga ana e organeve të drejtësisë. Ishte kjo porosia e zyrtarëve të organeve ligjzbatuese, gjatë një tryeze dedikuar kësaj tematike. Kryeprokurori Olsian Çela u kërkoi prokurorëve të vlerësojnë me kujdes çdo të dhënë në rastet e denoncimeve.

"Mbetet thelbësor një angazhim serioz i prokurorëve si në vlerësimin e kujdesshëm të çdo të dhëne e më tej në hetimin e plotë të fakteve ashtu dhe në qendrimin e ashpër përsa i përket masave të dënimit për autorët."-tha Çela.

Duke pranuar se barrën kryesore në adresimin e këtij fenomeni e ka Policia e Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e vuri theksin tek vendimet paradoksale sa u takon urdhrave të mbrojtjes.

"Më klasiku ndër ta është ai kur dhunuesi përshembull duhet të jetojë në të njëjtën banesë me viktimën dhe në të njëjtin vendim thuhet që mos t'i afrohet asaj 100 metra kur apartamenti i banimit është vetëm 50 metra katror."-tha Çuçi.

Ndërsa për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla organet e drejtësisë duhet të evitojnë hendekut mes përmbajtjes së legjislacionit dhe zbatimit të tij.

"Këtë hendek duhet ta evitojnë organet e sistemit të drejtësisë si dhe agjensitë ligjzbatuese."-tha Nikolla.

Sipas të dhënave më të fundit, dhuna në familje ka njohur rritje vitin e fundit, e po ashtu edhe krimet seksuale ndaj fëmijëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur

Autogoli - Gazetari i RAI pranon gabimin: Publikon përgjigjet e Agaçit tre ditë pas emisionit ku pretendonte se ai nuk ishte përgjigjur