Dhuna në familje, shtyhet diskutimi i draftit! Vokshi: Mungesa e relatores shkel rregulloren në Kuvend! Projektligji: Të krijohet komisioneri për mbrojtje nga dhuna

Me qëllim minimizimin e dhunës në familje, e cila vijon të mbetet sfidë në vendin tonë, Lindita Nikolla, në cilësinë e deputetes, ka propozuar një projektligj me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin aktual.

Parashikohet që mes autoriteteve përgjegjëse të përcaktuara më parë, të ngrihet edhe institucion i Komisionerit për mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në marrëdhëniet familjare, i cili parashikohet të rregullohet dhe funksionojë me ligj të veçantë.

Projektligji propozon gjithashtu edhe trajnime të vazhdueshme të detyrueshme për të gjithë personat që trajtojnë viktimat e dhunës, si dhe hartimin dhe përditësimin e regjistrit te personave te trajnuar.

Në projektligj, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen në çdo kohë të viktimave të dhunës në familje, është hartuar dhe një dispozitë e posaçme e cila parashikon marrjen e masave që viktima të pyetet nga personi i të njëjtës gjini dhe në prani të psikologes.  

Por ky projektligj që ishte parashikuar që të diskutohej në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, u shty për shkak të mungesës së Nikollës. Kjo solli edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës.

“Nuk e hedh dot në votim është shkelje rregullorje. Harrojeni Skandali i kryeministrit tuaj me Manigal ju ka shqetësuar të gjithëve, nuk e mbuloni dot”, tha Albana Vokshi.

“O ju jeni shkatërruar nga koka tek këmbët. Ju lutem zonja Vokshi”, i përgjigjet kryetarja e komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Lindita Nikolla mungoi në komision për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa pritet që në ditët në vijim ky projektligj të kalojë nëpër komisionet e Kuvendit

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike