Dhuna në futboll/ Këlcyra: Ndeshja ishte normale! I urojmë shërim lojtarit mik (Por nuk sqaron si u dëmtua)

Dhuna në futboll/ Këlcyra: Ndeshja ishte normale! I urojmë shërim lojtarit mik (Por nuk sqaron si u dëmtua)

Pamje nga ndeshja dhe momentet e tensionit te sfida Këlcyra-Maliqi

Ekipi i Këlcyrës ka reaguar pas pretendimeve nga ekipi i Maliqit për dhunë ndaj futbollistëve dhe goditjes së sulmuesit të tyre Arlind Xaka. Këlcyra mohon pretendimet dhe thekson se në momentin që ekipi nuk hap rrugë ndaj të gjitha ekipeve pretendente aludohet kudo se në fushën e tyre ka pasur dhunë.

Por shton më tej KF Kelcyra, "Ne nuk shitemi, as nuk blihemi. Ndeshja ka qenë brenda normave sportive. Për dëmtimin e futbollistit mik Xaka dëshirojmë që të shprehim urimet për shërim sa më të shpejtë" thotë klubi, por nuk sqaron kush e goditi dhe si u dëmtua. Tashmë priten raportet e vëzhguesit dhe delegatit të FSHF-së për të vendosur Disiplina, ndërsa lojtari i Maliqit ndodhet në spital në Tiranë, pasi ka dëmtime në nofull nga goditja me grushte, sipas klubit.

Reagimi i plotë i KF Kelcyra
DEKLARATE ! Ne te gjitha mediat sportive po perhapet me shpejtesi lajmi sikur ne takimin e sotem Kelcyra - Maliqi eshge ushtruar dhune. Bejme me dije gjithe opinion sportiv dhe jo sportiv se eshte zhvilluar nje ndeshje brenda normave sportive. Ne min.37 futbollisti i ekipit tone, kapiteni Kule eshte larguar nga fusha e lojes pas marrjes se dy kartonave te verdhe dhe ne asnje moment nuk ka pasur perplasje me trajnerin mik Malesia. Gjithashtu dhe per demtimin e futbollistit mik XAKA deshirojme qe te shprejme urimet per sherim sa me te shpejt.

Deshironim te sqaronim se videot e shperndara nga Nesti Binishi ne te gjitha mediat sportive, ish shefi i klubit te Devollit vitin e kaluar, aktualisht ka marr persiper per te nxjerr Maliqin ne Kategori te Pare, jane per te justifikuar deshtimin e asaj qe kishte marr persiper ne ndeshjen e sotme ne te cilen deshtoi.Ne momentin qe ekipi jone nuk hap rruge ndaj te gjitha ekipeve pretendente aludohet kudo se ne fushen tone ka pasur dhune. Ne nuk shitemi , as nuk blihemi !

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq