Dhuna në protestën e 16 marsit/ Burg për 4 protestues, 10 detyrim paraqitje (EMRAT)

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga 14 të arrestuarit për protestën e dhunshme të opozitës ditën e shtunë në datë 16 mars para parlamentit. Në burg janë lënë; Aldi Spaho, Gazmir Bekshiu, Ermir Bruka dhe Pal Daija. Ndërkohë që 10 protestues janë lënë në masë 'detyrim paraqitje'.

Në total, për protestën u proceduan 33 persona përfshirë sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Nga 33 të proceduarit, 14 u arrestuan ditën e shtunë, shtatë janë shpallur në kërkim, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Gazmend Bardhi u procedua si organizator i tubimit që përshkallëzoi në dhunë para parlamentit të Shqipërisë me protestuesit që goditën me gurë policinë dhe tentuan të mësyjnë në godinën bosh të Parlamentit. Ishte Bardhi që kërkoi leje në Policinë e Tiranës për mbajtjen e protestës pa afat të caktuar, e cila njëjtë si edhe në tubimet e tjera, ju refuzua për disa çështje.

Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Në vendngjarje policia mblodhi në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla të ndaluara si të rrezikshme për jetën.

Personat që po hetohen akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,  “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”. Opozita ka paralajmeruar protesten e radhes diten e enjte para parlamentit.

Detyrim paraqitje
Edison Tahiri
Klajdi Poci
Denaldo Buzi
Eduart Buzi
Elidian Buzi
Florijan Zeneli
Jeton Spahiu
Ali Bruci
Kevin Kastrati
Flamur Rraja

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/03/2019 17:00

    Cfare lesh gjykatae shume pak Jane mbajtur ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit