Dhuna në familje, kryeprokurori kundër heqjes së gjykimit të shkurtuar: S'duhet të ndjekim emocionet, viktima përballet me agresorin! Është traumatike

Propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për heqien e gjykimit të shkurtuar për autorët e dhunës në familje, dhe për krimet ndaj të miturve duhet të peshohet mire për të shmangur përballjen e vazhdueshme të viktimave me autorët e këtyre krimeve. Ky ishte rekomandimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili u pyet në komisionin e ligjeve nga deputetja Ermonela Felaj në lidhje me këtë propozim.

"Shpesh nga mënyra si bëjmë ligjet ndjekim emocionet dhe pak herë arsyet dhe harrojmë pse zgjedhje të caktuara janë bërë në një moment të caktuar. Nxitimi për të zhbërë Kodin e Procedurës Penale, ato instrumente që ka dhënë që lehtësojnë prokurorinë dhe gjykatën krijon probleme serioze.  Nuk e lidh me këtë vepër penale por në tërësi për sistemin. Ne harrojmë një moment të rëndësishëm do të bjerë efektiviteti, dhe viktima, gra e fëmijë do të përballet në proces me dhunuesin. Për viktimat gra dhe fëmijë është eksperiencë traumatike. Gjykimi i shkurtuar elimonon këtë përvojë aspak ndihmuese për viktimën. Ështe një vendimarrje që duhet peshuar mirë" deklaroi Çela.

Gjykimi i shkurtuar është një procedurë që e bazon procesin në gjendjen që janë aktet e dorëzuara nga prokuroria, duke lexuar në gjyq dëshmitë e dhëna në polici ose në hetime paraprake nga gratë apo fëmijët e dhunuar, duke shmangur kështu përballjen e tyre në gjykatë me autorin.

Kryeprokurori u pyet edhe për rastet e qëndrimeve te ndryshme të prokurorëve për çështje me natyrë të njëjtë, por në përgjigjen e tij u ankua indirekt për reduktimin e kompetencave.

"Me të drejtë konstatoni që nuk jemi koherentë. Për të njëjtin rast kemi kërkesa të ndryshme. E mendoj që është kështu dhe ka qenë e vështirë në kushtet kur prokuroria ka qenë e centralizuar, dhe sot në kushtet e decentralizimit total ku prokurorët janë të pavarur është pothuajse e pamundur për prokurorinë që prokurorët të kenë qëndrime të unifikuara për raste të njëjta sepse ngelet në qëndrimin individual dhe askush nuk mund ti orientojë në mënyrë detyruese për qëndrimin që duhen mbajtur. Ky është problemi sistemi, Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë mekanizëm si të ndërhyjë në proces as përmes monitorimit sepse ia kanë hequr. Në bazë të ligjit të ri nuk e kemi këtë mundësi. Nuk mund të ketë as udhëzime të përgjithshme sepse nuk mund të ndërhyhet në indivualitetin e çështjeve. Më parë uniformiteti sigurohej nga hierarkia. Për raste të ngjashme në mënyrë vertikale merrej miratimi i drejtuesit që siguronte njëtrajtësinë në qëndrimet e prokurorëve. Sot ky mekanizëm ka rëndë.Duhet një zgjidhje. Opsionet mund të jenë disa, duhet ti mendojmë.

Sot kemi prokurorë që shkojnë në gjyq dhe thonë nuk kemi pse të japim konkluzione e të japim masë dënimi. Këtu diskutojmë për politika penale e ashpërsime, ndërkohë që sot sistemi që kemi po krijon probleme. Kemi prokurorë që thonë pse të kërkojë dënim të caktuar, të kërkojë fajësinë dhe kaq. Gjithë këtë angazhim institucional e zhbën një prokuror, 2 prokurorë, 10 prokurorë. Janë gjëra që në fillim kur reforma nisi nuk i kemi marrë në konsideratë, ndaj një vështrim kritik i shërben mbarëvajtjes së institucioneve. Reforma nuk është një libër i shenjtë i paprekshëm. Reforma është një proces që shfaq dhe probleme. Unë them që edhe këtij problemi i gjendet një zgjidhje. Kemi përvoja që i kanë dhënë zgjidhje sot, të japim shembujt dhe i aplikojmë por kërkohet dhe nga ju që të jeni më fleksibël. 

Olsian Çela u pyet edhe për hartën e re gjyqësore por  ha se deri tani ajo ka qënë efikase. Sipas raportit të dorëzuar në Kuvend nga kryeprokurori, për vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka qarku i Beratit, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku I Gjirokastrës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/06/2023 02:34

    Hajde kryeprokuror hajde! Na u shqetesoke per ballafaqimin max 1-2 oresh ne hetuesi e gjykate dhe nuk mendon fare se gjykimi i shkurtuar i nxjerr me shpejt nga burgu keta maskarenj! Sipas logjikes tuaj,me denim te shkurtuar,maskarai fatlum do te beje t'a zeme, 7 nga 10 vjet denimi i plote dhe pas ketyre 7 vjeteve kthehet dhe rifillon /zanatin/ mbi trupat e familjareve qe ndoshta si shqipo te mire,e presin akoma ne shtepi me devotshmeri se kane frike se cfare do te thote bota e fisi.Do te kishin dhe 3 vjet me shume paqe e qetesi te shpirtit e te trupit,sikur kryprokurorit tone te dashur te mos i pikonte zemra per 1 ore ballafaqim emocional ne gjykate e hetuesi.Per mendimin tim,gjykimi i shkurtuar duhet hequr komplet nga sist.penal per te gjitha llojet e krimeve,pa perjashtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës