Dhunë dhe shkatërrime mbrëmë në 'Air Albania në ndeshjen Tirana-Vllaznia, nën hetim 3 persona (EMRAT)

Dhunë dhe shkatërrime mbrëmë në 'Air Albania në ndeshjen Tirana-Vllaznia, nën hetim 3 persona (EMRAT)

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme

3 të rinj janë vënë nën hetim për skenat e dhunës të ndodhura mbrëmë në stadiumin 'Air Albania' gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia. Janë proceduar penalisht shtetasit Astrit Frroku, Bledar Kërniqi dhe Egzon Smajlaj. 

Policia e Tiranës thotë se kanë dëmtuar ambiente të stadiumit, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të asaj që ka ndodhur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.  Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundërligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dështuar mbrëmë në sytë e UEFA-s për sigurinë në stadiumin Air Albania. Ndeshja Tirana-Vllaznia ka degjeneruar në dhunë dhe përplasje mes tifozerive, duke shkatërruar ambientet brenda stadiumit. Teksa pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, në minutat e pushimit tifozët e Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë marrë fikëset e zjarrit të vendosura atje dhe kanë sulmuar tifozët e Vllaznisë. Si kundërpërgjigje, tifozët kuqeblu ka thyer stola e xhama për t’i gjuajtur.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të vënë situatën në  kontroll. Policia arriti të identifikonte disa prej tifozëve që shkaktuan këto trazira, duke i shoqëruar.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • visi: 16/01/2022 14:14

    Ku jane mesuar derrat me stadjume modern.... Derri do lluc... Rastet jane te shumta por gjykatat i leshojne keta plera...

    Përgjigju
  • 0&pi: 16/01/2022 10:00

    Tifozat e Tiranes ka vite qe po jan problematik me te tana ekipet,Vllaznin,Partizanin,Lacin duke shit men edhe neper rrethe por kur ti rrethojn nej her venalit e ti fusin ne mes fut e bje ska per tju ra ma nermen me e kalu zogun e zi!!

    Përgjigju
    • Batth: 16/01/2022 15:24

      Po qemoti tirana ka patur tfoz te thjesht te urte si te gjithe ne ate kohe....tani tfoze te tiranes jaane shpellaret qe solli SALI krimineli serb non grata ...pra bathorja kamza e te tjer atje rrotull ata jan lindur per keto si baca beqiri

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta

Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta