'Dhunë në familje', 'trafikim të narkotikëve' dhe 'armëmbajtje pa leje', arrestohen 9 persona në 24 orët e fundit në kryeqytet

'Dhunë në familje', 'trafikim të narkotikëve' dhe 'armëmbajtje pa leje', arrestohen 9 persona në 24 orët e fundit në kryeqytet

Në 24 orët e fundit në Tiranë 9 persona janë vënë në prangat e policisë dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Këta persona akuzohen për vepra të ndryshme penale si 'trafikim të lëndëve narkotike', 'armëmbajtje pa leje', 'dhunë në familje' dhe vepra të tjera.

Konkretisht një 30-vjeçar me inicialet A. A është arrestuar pasi gjatë kontrrollit në banesën e tij janë gjetur 11.4 gr lëndë narkotike e llojit heroinë, e ndarë në doza gati për shitje. Sakaq një shtetas 61 vjeç me inicialet M. P gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas po qarkullonte, në bagazh iu gjetën 1 shkop bejsbolli, 1 shkop gome dhe një 1 hekur metalik. Si rrjedhojë ai akuzohet për 'mbajtje pa leje të armëve të ftohta'.

Një 60-vjeçar në Baldushk është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje. Personi me inicialet E. Ll gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë dhe nipin e tij kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi M. Ll., 74 vjeç, si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. Ll., 45 vjeç.

Sakaq është bërë arrestimi i një shtetasi 26-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. O. K banues në Tiranë ka thyer masën e 'arrestit me burg' të dhënë nga gjykata pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Ndërkohë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi N. F., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)