Dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve, arrestohet një 42-vjeçar në Kavajë

Dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes në sy të fëmijëve, arrestohet një 42-vjeçar në Kavajë

Një 42-vjeçar me inicialet I. P, 42 vjeç është arrestuar në Kavajë pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes në prani të fëmijëve të mitur për shkak të konflikteve për pronësinë.

Gjithashtu po në Kavajë është arrestuar një 33-vjeçar me inicialet H. Xh, pasi në Qerret të Kavajës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe për më tepër nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe për të kryer testin e alkoolit.

Ndërkohë nga policia e Tiranës janë arrestuar dy shtetas të cilët kanë kryer shkeljet përkatëse: B. K, 52 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejën përkatëse dhe P. Gj, 55 vjeç, pasi në rrugën 'Dritan Hoxha', u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Sakaq nga efektivët e komisariatit numër 5 është bërë procedimi i shtetasit J. Z, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet për 'menaxhimin e mbetjeve'. 4 mjete të shtetasit në fjalë janë konstatuar duke gërmuar për hapjen e themeleve të një godine shumëkatëshe, mbetjet e së cilës i depozitonte në një ambient të hapur, pa asnjë kontratë me shoqërinë investitore për ndërtimin e këtij objekti.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare

Kandidat për eurodeputet, studiuesi Bido: Nga dje, Fredi Beleri politikan i shtetit grek! Duhet t’i hiqet shtetësia shqiptare