Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, arrestohet edukatorja! AMP nis hetimin për 2 efektivë! Policët pranojnë se kanë neglizhuar çështjen

TIRANË- Më kërkesë të prokurorisë, policia ka arrestuar sot (9 nëntor) edukatoren e kopshtit privat ‘Stinët’, Majlinda Dehima, pasi dhunoi një vajzë 3-vjeçare. Edukatorja është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale 'keqtrajtim i të miturit'. Sipas prokurorisë kjo kërkesë u bë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb) si dhe pas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.

Majlinda Dehima, 48-vjeçe, e cila në pamjet e publikuara, dyshohet se është autore e thyerjes së këmbës së vajzës, para hetuesve ka mohuar gjithçka. Ndërkohë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në çerdhe, kopështe e shkolla private, policia thotë se ka nisur kontrollet në terren për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të aktivitetit nga operatorët ekonomik privat.

Ndërkaq zyrtarë dhe punonjës të Komisariatit nr.1 në Policinë e Tiranës, pranuan se kanë neglizhuar hetimet për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare të cilës iu thye këmba në kopshtin privat. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka marrë në pyetje Ylli Çakon, shef seksioni i krimeve, Ergys Brahimajn, specialist seksioni i krimeve, Rustem Dervishin, shef i krimeve dhe Bledar Rushitin, SPZ i zonës. Ata pranuan se kanë neglizhuar çështjen e skandalit të thyerjes së këmbës së 3-vjeçares në ambientet e kopshtit “Stinët”.

Gjatë sqarimeve para agjentëve të AMP-së, ata theksuan se kishin ndër mend të shihnin pamjet e kamerave të sigurisë në ditët në vijim, për të kuptuar çfarë kishte ndodhur dhe si ishte thyer këmba e vajzës së mitur në atë mënyrë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i ka referuar Prokurorisë së Tiranës dosjen ndaj 2 policëve, Ylli Çakon, shef i seksionit të krimeve dhe Bledar Rushitin, SPZ i zonës për akuzën “shpërdorim detyre”.

Hetuesit kanë dyshime se efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit edhe dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë i palicensuar ministria e Arsimit. Ata po vijojnë hetimet për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat “Stinët”, por kjo mbetet në kuadër të dyshimeve pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze.

Kopshti “Stinët”, i cili ishte i palicensuar tashmë është mbyllur, ndërsa ngjarja brenda mureve të saj ka tronditur opinionin publik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin ‘Stinët’, arrestohet edukatorja

1699363677_finalprojekt.00564017.Still085.jpg

Majlinda Dehima, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se dhunoi fëmijën 3-vjeçar në kopshtin ‘Stinët’. Arrestimi i saj është kryer pas kërkesës së prokurorisë për masën 'arrest me burg' për veprën penale 'Keqtrajtim i të miturit'. Sipas prokurorisë kjo kërkesë u bë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb).

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal.

Kjo masë u kërkua menjëherë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme, më dt. 09.11.2023, të procesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb), i cili është mbajtur më dt. 08.11.2023. Me shkresën nr. 9538/1 prot., dt. 08.11.2023, protokolluar në Prokurori me nr. 10983 prot., dt. 09.11.2023, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përcjellë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor.

Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen veprimet e tjera procedurale për dokumentimin e faktit, në kuadër të procedimit penal nr. 7527, i regjistruar pas kallëzimit mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.1, për Veprën Penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.’- njofton prokuroria.

Ora 08:41
Tiranë/ Dhuna ndaj 3-vjeçares te kopshti ‘Stinët’, Mjekësia Ligjore kryen ekspertizën! Dje ia dërgoi Prokurorisë

1699515853_stinet.jpg

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kryer ekspertizën për 3-vjeçaren e dhunuar në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë. 3-vjeçarja ka këmbën e thyer, por ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja. Në një njoftim për mediat, Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se akt ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.

“Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 10/11/2023 23:32

    Ne të gjithë jemi përballë me tmerrin që quhet ‘njeriu i keq e injorant’ ose më mire e më saktë ‘dykëmbëshi i ndyrë’. Me stërgjyshër e gjyshër e stërgjyshe e gjyshe që pa tjetër i kanë pasë kriminelë e të hurit e të litarit, magjistarë e kodoshë e kurva, këto vemje të shëmtuara dhe djallëzore janë e jetojnë, punojnë (punë i thënçin, se s’ka njeri nevojë për to), vegjetojnë e baresin rrugëve e parqeve, lagjeve e dyqaneve. I kemi kudo, ngjitur në pallat, në shkolla e në punëra, në klube e taverna, në kafe e në lulishte, në shkallët e hyrjet e apartamentet e shtëpijave e në garazhde e haure… Po e sigurtë është që këto ndyrësira kurrë s’do ti kemi e s’do ti shohim në teatër e bibloteka, në librari e ekspozita e simpoziume shkencore. Këto janë vënde ku nuk shkel këmba e tyre e ku njerëzit mund të marrin frymë të lehtësuar… Po ata e ato gjithsesi janë kudo e kurdoherë. Megjithëse numri i tyre prap se prap nuk është i madh, dëmi që shkaktojnë është i pallogaritshëm e fatal. Kur vënë në veprim inatin, smirën dhe agresivitetin e tyre, ata dhe ato janë në gjëndje të fshijnë çdo gjë që i del përpara.

    Përgjigju
    • tenesi: 11/11/2023 08:57

      Këto mostra janë gati që të shpërthejne me urrejtjen dhe kafshërinë e tyre. Me sa duket shkrehës dhe nxitës i urrejtjes ka qenë ajo, se vajza e vogël nuk fliste mirë dhe ka pasë pobleme me artikulacionin dhe kaq duhet për të ndezur fitilin e dinamitit që është 'Gjithmonë Gati' në mëndjet dhe zemrat e këtyre lloj paçavuresh që fatkeqësisht kanë formë e fytyrë njeriu, por që në fakt janë ushtarët e djallit. Mjafton që të kesh një gjë edhe të vogël të veçantë si p.sh. një fytyrë më fëminore e si të bukur apo një sjellje e botë pak si më ndryshe nga 'tufa', bile edhe ndonjë cen apo të metë dhe kaq duhet... Menjëhere ndizet zjarri i urrejtjes që vjen nga burimi që është ferri... satanai kur u përzu nga Qielli e Parajsa e mori frenat e pushtetit këtu në Tokë, futi gjakun, frymën e genet e tija që përfaqësohen mësëmiri nga këto dykëmbësha të nëmur... Po të shohësh pulat, kur njëra prej tyre thyen këmbën, të gjitha të tjerat shkojnë e çukisin e duan ta vrasin. Nuk e lënë të hajë e të kullotë dhe e përjashtojnë nga shoqëria... Edhe gjeli (qeveria) bën sikur nuk shikon asgjë... Asnjë prononcim s'kemi nga asnjë organ apo arganizim qeveritar (bashki, ministri, etj..). Tani që janë më keq se kafshët këto plehra, kjo s'ka pikë dyshimi, por puna e problemi është se ÇFARË DUHET BËRË?!!

  • Neglizhencë: 10/11/2023 04:50

    Apo paguhej shefi? Për sa kohë do e neglizhonit policë leshi

    Përgjigju
  • Analiza: 10/11/2023 04:14

    Ndaj lind pyetja prandaj vajzat grate shqiptare nuk ankohen 100% për dhunen ne pune familje etj pasi sistemii që të vogla i mesonkerka me dhune femijet vajza apo djem, gabim shume i madh sidomos vajza pasi femra edukon kombin , edukatoret duhet të bëhet një veting në kushtet e cilesise se sherbimit , që aty nis formimi I gjeneratave të reja…

    Përgjigju
  • Polici: 09/11/2023 22:32

    Arrestimi nuk duhet të bëhet vetëm me akuzën e dhunimit të të miturit por edhe per moskallëzim krimi, fshehje të së vërtetës, manipulim provash...

    Përgjigju
  • Astriti: 09/11/2023 21:09

    Ju lutem mos e quani me Edukatore se vetem edukate dhe edukim ska pasur. Ajo eshte nje DHUNUESE

    Përgjigju
  • Gripi: 09/11/2023 19:34

    Eshte i padrejte arestimi vetem i edukatores. Duhen arestuar edhe pronaret qw ushtrojne aktivitet pa license dhe mbi te gjitha duhen arestuar Ogj dhe shefi i tij i koruptuar. Duhen bere shembull te gjithe por sidomos Opgj si pjesa me e koruptuar e pooicise te shtetit. Ky rast dhe rasti i Vlores jane skandale te frukshme.

    Përgjigju
    • Per gripin:: 09/11/2023 22:40

      Ti ke shume te drejte. Po te fuksiononte shteti sdo kishin ndodhur keto mega skandale, mega krime. Po shteti jone vk dhe sherbimi per arestimin e opgj dhe te gjithe te tjereve do dale vk.

  • Alti: 09/11/2023 19:01

    Si ka mundesi nje institucion qe grumbullon femije pa licence ne mes te Tiranes? Hap nje lokal pa nipt e te vijne tatimet e policia, jo me kopesht?! Eshte bere policia nuk hapin asnje kamera po nuk moren 200-300 euro oficeret me te thjeshte. Merrni masa per keta oficere te behen shembull se ne rastin me te keq sdine kane neglizhuar jane idjote e ne rastin me te mire kane marre rryshfet per mos te vepruar. Merrni masa se eshte turp!

    Përgjigju
    • Alto:: 09/11/2023 22:43

      Per keta polica qe flet ti ata per buken e gojes jane. Shiko si i trajtojne. Nga cepi ne cep dhe per cdo lloj diklleku dhe vetem per gjera te mira qe e kane detyrimin ligjor se bejne. E di ate shprehjen, un punoj sa me paguan. Tmerret me kopshtet policia si do e thyejne rekordin e 10000 gjoba ne jave????? Pjesa e mbetur e komisariatit 1 duhet te arrestoj keta 5 shoket e tyre per tolerancen dhe ndihmen qe i kane dhene autoreve te ketij krimi

  • Emigrant: 09/11/2023 18:56

    Filluan gjobaxhinjt efiksit per te ndar pergjegjesin me policat Po prekurori pse nuk dha urdher arresti per ate qe plagosi femijen Policet e bene detyren menjehere sa erdhi kallzimi ja percollen prekuroris Apo he se polica jane dhe duhet ti marresh neperkemb

    Përgjigju
  • CaBone: 09/11/2023 15:48

    O Zot ca jon kto kafsh me surrat njeriu? Po a mendojn kto lloj kafshesh qe ka dhe kafsh tjera si un e shum si puna ime qe me na lujt fmit i masakrojm kto lloj ndyrsirash? Un kam princeshen time kaq vjec sa ky engjelli vogel. Ne mos shkofsha ta hallakas ket legenen para syve te familjes e ca te ket mos ma thonshin emrin. Varja per kto lloj femrash eshte shum pak. Ju lutem stafit postojeni komentin.

    Përgjigju
    • O cabone: 09/11/2023 22:47

      O vlla ke te drejt. Keshtu mendoj dhe une. Ktyre mostrave tju presesh mishin me thike e me i hudh uthull me kryp. Me ja thy dur e kom e me e len me vujt nja 12 ore. Po e masakrove kush do i sherbeje femijes qe ka nevoj per shum e me shum sherbime

  • Ne: 09/11/2023 15:00

    Eshte shumë e turpshme dhe e neveritshme kjo që ndodhi, por ndërkohë që një Shqipëri e tërë rri pa gjumë kur kujton ate lloj dhune ndaj vogëlushes, asnjë politikan nuk është prononcuar, as presidenti , as krueministri, as Erion Veliaj. Turp të kenë

    Përgjigju
  • Pa licencë: 09/11/2023 14:32

    Dmth nuk kontrollohej fare nga shteti? Po kamerat kush ja instaloi kopshtit? Po punëtorët në të zezë i paguante pronari?

    Përgjigju
    • Ndërtim pa leje: 09/11/2023 17:28

      Si duket Të gjithë punonin për të ndërtuar kopshtin në të zezë, askush nuk kerkonte lejen apo licencën, apo rregjistrimit si biznes. Paguheshin në të zezë, nuk deklaronin asnjë gjë

  • Foti: 09/11/2023 11:50

    Burg per Entela Danushi dhe nje kontroll per te gjitha kopshtet ne mbare Shqiperine. Barbare si kjo edukatorja ka kudo, por prinderit ndonjehere mbyllin nje sy nga halli. Po Erion Veliaj, pse nuk prononcohet, apo i ka mafiozet police bashkiake per t’ i derguar ne cepat e pallateve qe te fusin Gjinaj nenave me spinaq e speca? Turp! Entela dhe Daniel Danushi burg! Shpresojme qe prokuroria te leshoje urdherarrestet per to!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur