Dhunimi i policëve në Mamurras, Fishta: Sulm ndaj shtetit, efektivët të përdorin ‘elektroshok’ për neutralizim

Skena si ajo e Mamurrasit dhe e Beratit që policët gjenden në vështirësi përballë personave me precedentë penalë, nuk do të ndodhnin nëse këta individë nuk do të kishin mbështetjen e të konsideruarve të “fortët” e zonës.

“Sulmi nuk është vetëm ndaj punonjësve të policisë, sulmi është kundër shtetit. Të marrësh guximin e t’i dalësh punonjësit të policisë do të thotë ke ngoditur shtetin. Fakti që këta marrin kurajon dhe godasin punonjësit e policisë, kanë goditur shtetin, ata janë më të fortë se shteti. Ata kanë suporte, siç quhen ndryshe të fortët e atij vendi atje”. - shprehet kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta.

Kreu i Sidikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta shkon edhe më tej kur bën edhe sistemin e drejtësisë bashkëfajtor.

“Në prokurori kanë mbyllur çështje, në policia sapo futen i nxjerri me telefon, në gjykatë u pushohet çështja”, - shprehet Fishta.

Efektivi David Metani tashmë është në prang dhe në hetim nëse përdorimi I armës me të cilën plagosi dy kolegë të tij dhe të përfshirin në konflikt në Mamurras. Por a ishte i rregulltë përdorimi i armës në përplasje?

“Situata që u krijua në Mamurras ishte e tillë një sulm i përgatitur. Ngjarja kur ka një subjekt të përgatitur, dihet që punonjësitë e policisë mund tëgjenden në befasi, sinë rastin konkret. Arma është nxjerrë fillimisht në kushtet siç i parashikon ligji. Kanë dalë direkt në pritë dhe prita në situata të tilla edhe më të përgatiturin e pret. Një punonjës policie e ka shumë të vështirë në situata të tilla që të zbatoj të gjitha rregullat që parashikon ligji”. – shton Fishta.

Për të shamngur të tilla incidente, kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit sugjeron që efektivët të përdorin pajisje të tjera neutralizuese të situatave, që të mos shkohet direkt tek arma.

“Duhet të ketë edhe mjete të tjera. Nëse punonjësi i policisë disponon në pajisjet e tij personale edhe mjete të tjera negro paralizuese që i shërbejnë paralizimit të një personi, sado i fuqishëm qoftë, siç i kanë edhe policitë e vendeve të tjera, besoj se do t’ia kufizoj mundësinë e përdorimit të armës.” – përfundon Fishta.

Tre kushërinj nga fisi Fufi në Mamurras u konfliktuan me efektivët e policisë pas kontrollit të për lojëra fati të paligjshme në lokalin e tyre që përfundoi me 3 të plagosur dhe arrestimin edhe të përfshirëve në përplasje. Edhe në Berat, një efektiv policie u ndodh në situatë të vështirë teksa ndërhyri të neutralizojë një sherr mes 2 familjeve. Efektivi 20-vjeçar qëlloi në mënyrë të pavullnetshme me armë teksa tentuan t’i marrin armën.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 15/04/2021 20:00

    Ke te drejte o shok

    Përgjigju
  • Cubi: 15/04/2021 17:33

    Keta jan kafsh me fytyr njeriu. Po ske cthua kur ketu ska drejtesi. Dhunohet polici dhe shkon ne burg dhe krimineli lerohet per tre dit. Shqiperia qenka nje truall I truar I mallkuar. Kafsha trajtohet shum her me mir se njerzit!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet