BERAT- Thyerje të fotografive prej porcelani, grabitje e vazove të ndriçimit të bronzit dhe dëmtime të llojeve të ndryshmi deri në shkatërrim të plotë të varreve është panorama në varrezat e Suelasit të qytetit të Beratit
Roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu tregon se ka parë se dhunuesit shpesh janë persona të droguar që i marrin zbukurimet metalike dhe kupat prej bronzi, duke i çuar në pikat e mbledhjes së hekurave.
“Edhe tek varri i babait tim kanë marrë, edhe tek të gjithë. Edhe atje matanë kanë thyer varrin, kanë marrë fenerët. I kanë marrë të tëra”, tha Tavanxhiu.
Sipas rojes, ky fenomen ka ndodhur që prej 12 marsit të vitit 2021, ndërsa i drejton edhe një apel autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë pasi pavarësisht denoncimeve deri më tani nuk është marrë ndonjë masë.
“Në 12 mars është bërë grabitja e varrezave e nuk dihet. Denoncimin në policinë e shtetit e bëra që isha dezhurn. Ato i djegin gotat, i shtypin gota i përziejnë. Tani i lutem shtetit të marrë masa, se është një pronë që është e të gjithë popullit nuk është vetëm e imja”, rrëfen ai.
Bastisja e varrezave publike është një fenomen i njohur prej disa vitesh. Varret e dëmtuara janë me pllaka betoni, ndërsa dhunohen për t’u përdorur për skrap pjesë metalike e sende me vlerë që shiten më pas në treg.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 1217
Lajme të tjera
-
Revista gjermane “Kronen Zeitung”: Zbuloni destinacionin e ri mesdhetar, Shqipërinë
13 Prill, 09:15
-
Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat
11 Prill, 10:18
-
Merrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorit, vihen në hetim administratorët e dy subjekteve në Poliçan
11 Prill, 10:09
-
Mësuesi që u bë Myfti i Beratit! Qeramudin Durdia tregon udhëtimin e vështirë: Si rindërtuam xhamitë pas viteve ’90 mes fanatikëve komunistë
10 Prill, 12:43
-
Festa e Fitër Bajramit në Berat, myftiu lutet për mirësi dhe mbarësi në familjet shqiptare
10 Prill, 08:29
-
Bashkë me të birin shfrytëzonin nipin për të sharë në TikTok, Gjykata e Beratit lë në burg Natasha Rombulën
9 Prill, 16:11
-
Përfshihen nga flakët 3 banesa në Kuçovë, dëme të mëdha materiale
8 Prill, 15:09
-
Aksident në Kuçovë, vinçi i pret rrugën Golfit 6, një e plagosur
8 Prill, 14:55
-
Lamtumirë!", them i Pari"...
8 Prill, 00:05
-
Berat/ Cigarja ndezi mullarin e kashtës, flakët përparuan drejt shtëpive
7 Prill, 18:57
-
Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit, marrin pjesë 400 atletë! Dy fituesit, Luiza Gega për 10 km dhe Nikola Bedini 21 km (VIDEO)
7 Prill, 09:25
-
Berat/ Fermerët u vunë flakën mbeturinave, por zjarri u djeg edhe ullinjtë
1 Prill, 15:47
Po mire, ti per cfare je aty,per cfare paguesh?A nuk je ti qe ke detyren e ROJES? Ne se ke frike se mos te vrasin,prandaj nuk guxon qe te ndeshesh me ta dhe t'i ndalosh,te pakten ne momentin qe i shikon,ose i degjon,lajmero policine!!!
PërgjigjuEshte i vetmi njeri qe i eshte perkushtuar me vite dhe ka bere te pamunduren per ti mbrojtur si ne kohen e 97 kur s'ja mbante njeriut dhe sot. Kur te shkruash pyet njehere pastaj bej komente pa lidhje. Kur s'te funksionon shteti kur i raporton cfare do bej nje i vetem...