Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Durrës ku babai i një dëshmitari të mbrojtur në çështjen Shullazi, është dhunuar dhe grabitet nga dy persona ende të paidentifikuar për policinë.
I dhunuari, Naim Musai, është babai i Besnik Musait, tashmë nën mbrojtje nga policia dhe prokuroria, që dëshmoi në favor të akuzave të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kundër Emiljano Shullazit, për sa i përket konflikteve që Shullazi ka pasur me biznesmenin Ylvi Beqja.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në zonën e Plazhit, pranë vendit të quajtur “Rrota e Kuqe”, ku Naim Musai është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të paidentifikuar, duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit. Babai i dëshmitarit të mbrojtur, punon kambist në të zezë në qytetin bregdetar, dhe pasi e kanë dhunuar duke e dëmtuar në kokë, fytyrë dhe trup, janë larguar disa metra, por më pas janë kthyer duke i marrë çantën që kishte me vete.
Burime nga policia, thanë për Shqiptarja.com, se sipas deklarimeve të të dhunuarit, brenda në çantë ai kishte 275 euro dhe 1.5 milion lekë të vjetra, para këto që ai i përdorte për këmbim valutor.
Në fillim të procesit gjyqësor kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë si Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Gilmando Dani, familja e dëshmitarit të mbrojtur u vu në mbrojtje nga Policia e Shtetit, për shkak të deklarimeve në gjyqin kundër këtyre personave. Besnik Musai eshte shoferi dhe kunati i biznesmenit, Ylvi Beqja.
Burime nga Policia e Durrësit thanë për “Shqiptarja.com” se kanë nisur hetimet me qëllim identifikimin e autorëve të këtij krimi dhe arrestimin e tyre.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2948
Lajme të tjera
-
Goditën punonjësit e policisë, dy të arrestuar në Durrës
5 Shkurt, 11:58
-
‘Vuani nga skleroza’ debate në gjyq mes grupit të Shullazit e mjekëve për ekspertizën e Luftar Reçit! Dëshmon Agron Kuliçaj, flet për letrën që mori nga i penduari
15 Janar, 13:26
-
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
13 Dhjetor 2023, 15:30
-
Ishte në ‘arrest shtëpie’, arratiset i dënuari për vrasje! Pezullohen nga detyra 4 efektivë në Durrës
24 Nëntor 2023, 13:12
-
Durrës/ Sherr mes disa personave dhe përfaqësues të Kishës Katolike për çështje pronësie në Kepin e Rodonit, qëllohet me armë zjarri! 8 të shoqëruar
29 Tetor 2023, 15:34
-
Fshehën 176 mijë euro të padeklaruara, pije alkoolike dhe fishekë çifteje, Gjykata e Durrësit lë në qeli dy shoferët e autobusit
17 Tetor 2023, 12:25
-
Sekuestrohen 2 bombola me helium në portin e Durrësit, në hetim 47-vjeçari banues në Angli
26 Shtator 2023, 13:18
-
Tentoi të fusë përmes Portit të Durrësit dy armë dhe 50 fishkë, arrestohet 31-vjeçari rezident në Itali
10 Shtator 2023, 12:02
-
Zunë parkimet publike me qëllim që t’ju merrnin pushuesve pagesat, një në pranga dhe një nën hetim në Durrës
24 Gusht 2023, 13:44
-
U konfliktua me kushëririn dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 26-vjeçari në Durrës! I gjenden 53 fishekë
22 Gusht 2023, 10:54
-
Zjarr në një lokal në lagjen 13 në Durrës, shkak një shkëndijë elektrike
21 Gusht 2023, 17:27
-
VIDEO/ U merrte para qytetarëve që parkonin në hapësirat publike, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
20 Gusht 2023, 15:22
O njerez o dini me lexu a jo ,thot qe esht grabitur nje kambist pa licens dhe kaq se cfar lidhje ka o komentusa qe nxirni vrer ju e dini o njerez llapazan e intrigant
PërgjigjuVëndin e ka mbytur krimi. O zot,adi gjë se çpun bën qeveria. E ke thën ti oi madhi Faik Konica, sma zë goja ta përsëris. Shullazin urgjent ta votoj parlamenti,kryeministër.
PërgjigjuVertet duhet me reflektu, kush iku nga ky vend fitoj, le trri vetem rama me lali erin te mbretetojn ktu!
PërgjigjuIkni mor shqiptar prej Shqipnie se nuk bahet KURR
PërgjigjuEnver Stafuken ta shiti Durim Bami o Martin. Pastaj killer me pagese ishte Stafuka dhe hajdut makinash per cfare e moren ne qafe apo se pastruan nje pleh.
Banda mo e nyt ene mo e pabes. Moren ne qaf enver stafugën. Ja lan kalamojt rruges
Band e keqe paska qen. Ah Shqipnia ime. Ska pas e ska me pas kurr shet atje.