Dhunohet nga gruaja, burri u pajis dy herë me urdhër mbrojtje! Ngriti padi për kundërshtinë e atësisë, ajo e dëboi: S'ishte i zoti (VIDEO)

TIRANE- Një denoncim i pazakontë u bë mbrëmjen e së enjtes në emisionin ”Pa gjurmë”. Një 56-vjecar është dhunuar nga ish-bashkëshortja, ndërsa kjo e fundit e ka dëbuar përfundimisht nga banesa, në Peqin. Për dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshortja Arif Gjoni është pajisur dy herë me urdhër mbrojtje, ndërsa ka ngritur padi ku kundërshton edhe atësinë e dy djemve. “Pa gjurmë” kontaktoi me palën paditëse, ku nusja e akuzuar mohon akuzat bërë në emër të saj.

Arif Gjoni u martua me N.H në vitin 2004 dhe me vite patën konflikte mes tyre, të cilat agravuan në dhunë fizike. Në vitin 2016, 56-vjeçari përfundoi me hematoma, në spital. E ftuar në studion e “Pa gjurmë” motra e tij Shpresa, e cila vuri në dispozicion mjaft dokumenta ligjore, sëbashku me dy ardhrat e mbrojtes, që u pajis i vëllai, sqaroi se ish-kunata ka zaptuar edhe banesën, në pronësi të Arifit.
“Edhe unë që kam ardhur sonte e kam të rëndë. Ka shkuar dhuna deri tek mjeku ligjori. Në gusht të 2016 vëllai e ka prerë. Nuk e di më cfarë, ajo e din. Kur ka nodhur kjo vëllai i është drejtuar komisariatit të Peqinit. Vëllai është sorollatur. Në 2013 kur nisi keqtrajtimi ai sot trajtohet me kemp. Është pajisur me urdhër mbrojtje. Ajo ka mbështetjen e komisariatit. Në këmbë e ka goditur dhe duken qartë shenjat e dhunës”.

Cifti u martuan edhe pse pa aprovimin e familjes. Arif  Gjoni celebrohet me N.H në vitin 2004 dhe me familjen nuk foli më 13 vite me radhë. Ai jetonte në një shtëpi që e kishte në emrin e tij dhe që ia kishte dhuruar i ati. Ishte marsi i vitit 2017 kur familja mësoi gjithcka mbi fatin që kishte patur Arifi. Dhuna që e shoqja kishte ushtruar mbi të e kishte tjetërsuar, madje i kishte imponuar një jetë prej endacaku. "Lufta e ftohtë" mes dy ish-bashkëshortëve sot ka kaluar në dhjetra seanca gjyqësore.
“Ajo e ka tradhëtuar që në fillim vëllain. Ai e pranon këtë tradhëti dhe kemi nisur proceduarat e AND-së për të mësuar atësinë e dy djemve. 18 seanca gjyqi vetëm për të bërë divorcin.Vëllai është shumë i urtë”-tha e motra në studio.
“Pa gjurmë” kontaktoi me palën paditëse, ku nusja e akuzuar mohon akuzat bërë në emër të saj..... “Jo nuk është e vërtetë, absolutisht jo. Ne kemi bërë gjyqe dhe jemi ndarë, nuk kam asnjë lidhje me të. Unë jam me dy fëmijë, po sakrifikoj për t’i mbajtur. Ai është larguar vetë dhe jeton me motrat e veta. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj atij. As nuk e kam tradhëtuar, fëmijët janë të tij dhe këtë gjë do e vërtetojë edhe analiza e ADN-së. Ai kërkon të marrë dhomën dhe të më largojë,  prandaj e bën gjithë këtë. Arritëm në divorc sepse unë fillova punë meqënëse ai nuk na siguronte jetesën, ai filloi të xhelozonte dhe kërkoi divorcin”-tha për “Pa gjurmë” ish-nusja.

Ende e pazgjidhur mbetet ceshtja e ndarjes së pronësisë, ndërsa nuk është marrë ende një vendim nga Gjykata. “Dua patjetër vendimin e shtëpisë që më dha të drejtën gjyqtarja, M.F. Janë disa fletushka, ku janë shkruar ato cfarë ka thënë vëllai. Ka dalë me një konkluzion, nuk kemi ende një vendim. Ne kërkojmë që N.H të dalë nga shtëpia, sepse nuk ka punuar. Unë nuk e urrej N.H, por ajo urren veten. Vëllai im është natyrë e qetë nuk është me probleme të shëndetit mendor”-sqaroi e motra e Arifit, për ish-kunatën e saj.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BURR LESHI PËRSHESHI: 21/02/2020 22:54

    O çfar po na dëgjon me kto lloi burash. Po bur i thot vetes ky kodosh bur leshi. Pu pu pu o Zot çfar po dëgjojm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë